in

Niko Gjoni – Mësuesi i Njohur tani në Pension përsëri Aktiv në Komunitetin e Lagjes ’18 Shtatori” të Gjirokastrës

Mesuesi i njohur Niko Thanas Gjoni që sot ka ditelindjen, tani ne pension, lindi me 14 Gusht 1949 ne qytetin e Kukësit.

Nga vitit 1953 ne Gjirokaster banoi ne lagjet Cfake dhe “18 Shtatori”.

 

Mesimet e para i mori ne shkollen “Naim Frasheri” dhe te mesmen e perfundoi ne gjimnazin”Asim Zeneli”.

Mbylli studimet e larta ne Universitetin e Tiranes Fakulteti Shkencave te Natyres -dega Biologji-Kimi ne vitin 1971 dhe u diplomua mesues i shkolles se mesme profesion qe e vazhdoi me perkushtim, i vleresuar nga komuniteti i mesuesve-nxenesve-prinderve dhe instancat perkatese.

 

 

Qysh ne fillimet si mesues ne shkollen 8-vjecare Peshkepi, ne vazhdim ne shkollen e mesme bujqesore “Bilal Golemi” tek “Ura e kardhiqit” dhe me pas inspektor ne Seksionin e Arsimit te rrethit te Gjirokastres ka kontribuar ne konsilidimin e Arsimit te mesem, mbeshtetjen e nisiativave per ngritjen e kabineteve te Kimise, qendrueshmerine e shkollave bujqesore e ato teknike.

 

I vleresuar per aftesite si mesimdhenes, metodist dhe perqafimin e mbeshtetjen e nismave per revolucionarizimin e shkolles ngrihet ne detyren e zv.drejtorit e me pas te drejtorit ne shkollat Industriale, Pedagogjike dhe “Siri Shapllo”. Ne kete te fundit, per periudhen e veshtire te vitit 1997e ne vazhdim, kur arsimi ne rreth si cdo sektor kaloi ne veshtiresi te shumta, drejtoi me pergjegjesi per mbarevajtjen e procesit mesimor edukativ.

Bashke me keshillin pedagogjik i riktheu fizionomine shkolles me rikonstruksion, paisje me baze materiale, zhvillimin efektiv te mesimit etj. Per rrjedhoje shkolla pati vleresime dhe u dallua dhe midis atyre te mesme te Republikes.

 

Niko Gjoni eshte perfshire ne mbeshtetje te organizatave jo qeveritare duke kontribuar per gjallerimin e jetes se rinise, femijeve dhe komunitetit ne lagjen 18 Shtatori; pjesemarres ne krijimin e nje klime sa me paqesore ne shkolle e komunitet larg konflikteve e mosmarreveshjeve qe mund te lindin midis individeve apo grupeve shoqërore.

Për pozicionet e punes që ka ushtruar si mesues e drejtues dhe veprimtar shoqëror eshte vleresuar dhe me tituj nderi si “ Mesues i shquar nga Keshilli i Qarkut Gjirokaster”, “ Mesues i dalluar nga Bashkia Gjirokaster” etj.
Stafi i Gjirokastra Online bashkon urimin me ate te miqve te faqes tone duke i uruar Nikos, tani ne pension, po perseri aktiv ne jeten e komunitetit te lagjes ku banon, te kete shendete e jete te gjate! Gezuar dhe 100 vite te lumtura!

What do you think?

Written by Admini

“Divani Lunxhot” – Gjirokastra Online përcjell nga afër Festën e Artizanatit dhe Kulinarisë Sot në Dhoksat

Tjetër Monstër në Fier – I vë flakën shtëpisë dhe tenton të hedh binjaket në lumë