in

Ja Disa Nga Burrat e Pazarit të Qytetit të Gjirokastrës!

Si çdo foto dhe kjo qe kemi hedhur ne faqen tone eshte e lidhur me nje ngjarje te caktuar po qe te jemi te sinqerte nuk na kujtohet te jemi ndodhur. Per kete nuk kemi dhe te dhena dhe s`kemi cfare te tregojme, per hollesira eshte fjala.

Dime vetem qe keta burra te qytetit kane dale ne foto ne kodren me te  preferuar nga mund te besh sehir Gjirokastren, luginen e Drinos e malet rrotull. Po nuk mendojme se jane mbledhur rastesisht e kane thene hajde te bejme nje fotografi. Nje date–ngjarje do t`i kete mbledhur te gjithe bashke gje qe mund ta mesojme edhe nga komentet.

Burrat ne foto jane qytetare te njohur ne qytet, disa dhe figura shume te njohura per punet dhe zanatet qe kane ushtruar dhe me te cilat i kane sherbyer komunitetit.

Ajo qe veme re dhe na trishton eshte se disa nga keta burra tani nuk rrojme me, i mungojne familjeve, te afermve dhe qytetit. Ishin e kane mbetur ne kujtime njerez te mire, qytetare te lidhur fort me qytetin, me pazarin, me ndermarrjet dhe institucionet ku kane punuar.

Miho Kristo njeri nga burrat e munguar, nga me te miret e me te degjuarit per ndertimet ne Gjirokaster e gjetke, babaxhan, goje embel e i buzeqeshur me te gjithe;
Xhipe Mezini, valltari virtuoz i valles ne sini, shoferi i ndermarrjes te konsumit qe shpinte veshje e ushqime ne çdo fshat te rrethit;
Duro Çenia duarargjendi,Çavo Kekezi, mjeshtri i trajtimit te bleteve dhe prodhimit te konjakut Gjirokastra dhe glikove…Edhe te tjere po te kujtuar dhe te nderuar per punerat e mira qe kane bere per Gjirokastren dhe me gjere. Nuk jane me dhe pas kane lene nje boshllek te madh ne jeten e sotme te familjeve dhe qytetit por prehen te qete se dashurine dhe vlerat qytetare, si kane jetuar e punuar, i kane lene pasuri per brez pas brezi.

What do you think?

Written by Admini

Ç`Thoni për Ndonjë Takim? Kush e ka Radhën për Organizimin e Takimit të Maturës në Gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës?

“Erdhët 5 Minuta me Vonesë, ju Pritet Dita e Punës” Kujton Mësuesi Jorgo Buka që Sot ka Ditëlindjen!