Ne kete ore te vone, nga Sot.Com mesojme nje tjeter lajm te hidhur.E shtruar ne spitalin “ Shefqet Ndroqi” me Covid 19 eshte ndare nga jeta mjekja e njohur gjirokastrite, Flutura Hashorva.
Ky lajm i hidhur, vjen pa kaluar ende 24 ore pas ndarjes nga jeta te mjekut te shquar gjirokastrit Drini Dobi.
Doktoreshe Flutura Hashorva u nda nga jeta ne ate spital ku sherbeu 48 vjet si pneumologe.
Deri diten qe u infektua edhe vete nga virusi i rrezikshem qe i mori jeten, ishte ne krye te detyres, ne mbrojtje te shendetit te pacienteve.
Fillimisht sherbeu ne pavionin e parë të pneumologjisë pranë QSUT dhe ne vitin 1983 u transferua në spitalin e mushkërive, ish-sanatoriumi e më pas pranë dispancerisë së Tiranës.
Doktoreshe Flutura Hashorva rrjedh nga nje familje e degjuar qytetare gjirokastrite me tradita patriotike, arsim e kulture dashese, me perfaqesues te shquar edhe ne fushen e publicistikes sic qe patrioti Veli Hashorva, xhaxhai i saj.
Ajo ishte dhe nje nga bashkepunetoret e ngushta te gjirokastraonline me shkrime, kujtime, komente e foto per Gjirokastren dhe banoret e saj, historine, arsimin , kulturen e traditat e mira ne cdo fushe.
I shprehim ngushellime familjes dhe shpirti i saj i mire u prehte ne paqe!