in

” Erdhi posta!”- Me drejtorin Kristo Mallanezo , ja si punohet nga filiali i postes të Sarandës

Mes shumë institucioneve, është edhe ai i Postës Shqiptare, që më duket se lihet në harresë e nuk përmendet sakrifica e tyre, shkruan ne faqen e tij ne fb gazetari i njohur i Sarandes Agron Mema.

Po flas për qytetin tim, Sarandën. Aktualisht ky kolektiv, me orar e pa orar, nën drejtimin e zotit Kristo Mallanezo, është i pranishëm në çdo banesë me shërbimin e tyre.

Njeriut të punës kurdoherë duhet t’i thuash faleminderit. Madje kjo duhet thënë edhe kur njeriu i punës punon për vete , sepse “punon dhe dheut s’i rëndon”. Po Mallanezo dhe stafi i tij janë në ballë të punës me përkushtim, ndershmëri dhe sakrificë, dinjitet dhe korrektësi.

Sot 90% e familjeve sarandjote ndjejnë prezencën e shërbimit të filialit të Postës Shqiptare Sarandë dhe kjo meriton mirënjohje njerëzore.

Kudo ndjehet përgjegësia qytetare dhe shtetërore e këtyre punonjësve.

Drejtori Mallanezo, njeri i drejtë nga natyra, intelektual, detyrohet vetëm nga zbatimi i ligjit dhe ardhja në ndihmë e qytetarve në këto ditë të vështira për të gjithë. Mallanezo punon në heshtje, pa reklama dhe në faqen e tij zyrtare zor se i gjen foto, por i përkushtuar ndaj detyres së mos shpërdorimit të besimit publik, ndjenja që i shfaq në punë.

Një njeri që sëbashku me kolektivin e tij, punon dhe lufton me vështirësitë e mëdha që shoqërojnë këtë situatë në shërbim të komunitetit, ja vlen të jenë në konsideratën e mirënjohjes qytetare. Kjo është e rëndësishme për një drejtues dhe kolektivin që drejton që të gjitha forcat dhe energjitë t’i përqëndrosh në interes të komunitetit, pavarësisht shpenzimeve.

Këto fjalë shkruhen si mirënjohje për punën që bën një njeri me kolektivin, punë që vlerësohet nga komuniteti me mesazhet që na vijnë dhe mendojmë se qytetarve që shkruajne ua kemi plotësuar mirënjohjen e tyre në këtë betejë të përbashkët.

Mirënjohje dhe falenderime këtyre njerëzve, pëllumba dhe borizanë të lajmërimeve, ashtu siç kanë dhe emblemën, të papërtuarit dhe të shumë sakrifikuarit.

What do you think?

Written by Admini

Njihuni me Fiset e Qytetit të Gjirokastrës

Shëtitje, lule dhe kujtime në rrugën e nënkalasë në Gjirokastër