in

Emin Kokalari strehon kulishet e braktisur ne Gjirokaster, po sa te ndjeshem jemi ne ndaj kafsheve?!

Sa te ndjeshem jemi ndaj kafsheve? Kjo eshte tema qe na ngacmoi sot pasi pame postimin e gjirokastritit qe ka pasion programet kompjuterike dhe mision te tij mbrojtjen e kafsheve ne Gjirokaster.

Te shpeshta kane qene denoncimet e Eminit ne rrjetet sociale per mace apo qene te helmuar apo vrare naten, nje histori kjo teper e pakendshme dhe e pajustifikueshme qe tashme fale edhe impenjimit te Eminit eshte nen hetim nga prokuroria e rrethit.

Mirepo sot nje postim sa sensibilizues aq edhe prekes eshte ai per gjetjen e disa kulisheve te cilet mund ti shikoni edhe ne fotot e meposhtme. Emini i strehoi menjehere ne shtepine e tij, po ne sa te ndjeshem jemi ndaj kafsheve te pambrojtura?!

Ne faqen e tij Emin Kokalari shkruan se sot rreth ores 17:00 jane gjetur te braktisur 6 kulishe ne nje kuti kartoni ne mes te rruges. Rraca e tyre duket si stani por e veshtire per tu identifikuar per arsye te moshes se vogel te tyre (rreth 1 muajsh)

Falenderimi i takon Ardian Lili -t qe beri te mundur gjetjen si dhe rehabilitimin e tyre fillestar me qumesht, biberon, ushqim etj.

Tashme te 6-te kulishet jane marre nga mua dhe gjenden ne ambjentet e shtepise time.
Une do t’i mbaj te gjithe derisa te gjej familje per ta, prandaj brenda mundesive te gjithsecilit kush ka deshire per te ndihmuar apo adoptuar ju lutemi me kontaktoni sa me pare.

Jane 4 meshkuj dhe 2 femra.

https://www.facebook.com/Emin.Kokalari/posts/10224741110096700

What do you think?

Written by admin

E fundit/ Mbahet peng Aeroporti i Tiranes ne Rinas, Shqiptaret me placka ne duar!

Edi Rama:“Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja…”