in

Historia e Kishes së Shën Sotirit në lagjen Pazar i Vjetër!

Kisha e Shën Sotirit në lagjen Pazar i Vjetër në Gjirokastër, nga koha e themeleve te para e deri ne ringritjen, pavarësisht ndryshimeve “fizike” në kohë të ndryshme, veçanërisht me goditjet qe mori ne sistemin monist, besimi per te mbeti ne shpirtin e banoreve.

Pas vitit `90, ringritja fizike e shpirterore e kishes, u mireprit si ngjarje e madhe, me urime, falënderime e vlerësime për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Anastas Janullatos që sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i dha shtetësinë shqiptare, për kontributin dhe përkushtimin e tij në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, për forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Ky vendim në pritje te dites së shenuar të Krishtlindjeve është ngjarje edhe për besimtarët e krishterë të lagjes Pazar i Vjetër të cilët janë kujdesur e njekohësisht janë pjesëmarres ne sherbimet fetare ne kishen e tyre, e ndërtuar në vitin 1784.

Ja disa të dhëna për të: Eshtë e tipit bazilikal trenefesh, me permasa te brendeshme 15,75 x 12.10 m, perbehet nga naosi, ambienti i altarit dhe narteksi, qe perfshihen ne nje hapesire te vetme te pandare. Pjeset ne ndertimin strukturor, megjithe ndryshimet e pjeseshme, nuk jane aq larg origjines. Kollonat jane sic kane qene, te lidhura me dy harkada gjatesore qe ndajne nefet nga njeri tjetri dhe ne naos nefet mbulohen me qemere cilindrike ne tere shtrirjen e tyre. Ambienti altarit eshte i ngarkuar nga kollona te trasha e me baze katrore te lidhura me harkada terthore, me endonarteksin e ikonostasin prej druri te gdhendur e lare me “flori”, ndare ne dy nivele, ne te sipermin qe kalohet me shkalle te jashtme, ndertuar ne anen veriore, prane portikut te hyrjes per ne naos.
Pas kaq vjetesh, muret e saj duken si dikur, me gure shtresore te vendosur radhe radhe te rregullta me detaje te shumta prej guresh te gdhendur. Te pasura me elemente dekorative jane apsidat, te gjalleruara me nike te larta e te harkuara nga siper qe perfundojne ne korniza guri te vendosura ne forme dhembesh sharre, te alternuara me radhe te drejta.

Nga regjistrimet e para, te vitit 1530 dhe 1583 mesojme se Pazari i Vjeter ishte njera nga mëhallat e krishtera, se banoret e saj ushtronin disa profesione midis tyre ate te zejtarit, bukëpjekësit, rrobaqepësit e këpucarit, perpunuesit te lekureve, etj. Bashkësia ne lagje, shumica e besimit ortodoks, ishte dashamirëse e shkollës. Në vitet 1633 dhe 1753, në ambientet e pallatit të Mitropolisë kishte shkollë fillore në gjuhën greqisht ku fëmijët merrnin njohuri të shkrimit, leximit, aritmetikës dhe urata të ndryshme, nga ato që përdoreshin në kishë. Në atë kohë, edhe pse të mësuarit e leximit dhe shkrimit, ndonëse bëhej për qëllime fetare, ishte nje element progresiv pasi ngjallte etje per arsim e dije. Kjo u provua gjate shekujve në vazhdim.

Të dhënat flasin se banorët me besime te ndryshme shkonin e festonin se bashku ditët e shenuara fetare, Krishtlindjet, Pashket e Mëdha, Bajramin e Vogel e Bajramin e Madhe etj, se kishin harmoni e mirekuptim për ceshtjet ne komunitetin e lagjes. Histori dhe realitete, cështje të regjistruara dhe të ndodhura në Gjirokastër e më gjerë, pasqyrohen edhe ne Kodikun e Mitropolisë, dokument me shumë vlerë që ruhet në Arkivin e Shtetit Shqiptar.

Gjirokastra Online uron:

Gezuar Krishtlindjet! Shëndet e lumturi në cdo familje shqiptare!

What do you think?

Written by admin

A ekziston me të vërtetë Babagjyshi i Vitit të Ri? Apo është vetëm një legjendë!

Gianni De Biasi Uron në Shqip! Ja çfarë shkruan ai…