in

“Edhe une kam fatin e madh te kem mik te tille…” / Nga KostaqDodo Dhuvjani

Popujt kane fjale te urta per mikun.

Pithagoras ishte i pari qe studioi dhe shkruajti per mikun dhe miqesine trajtuar nga ana shkencore .
Dy shembuj miqesie,nje nga koha e Pithagoras dhe nje 2500 vjet me vone.

1)Ne qytetin grek te Sirakuzes,ku Pithagoras kishte nje shkolle dhe shume pasues,jetonte Fintias,nje pithagorian ,me nje karakter shume te mire.Kundershtaret e tij politike e akuzuan se donte te vriste tiranin e Sirakuzes,Dhionisio dhe paraqiten prova te rrema.Fintias u denua me vdekje.Kerkoi nje dite leje te rregullonte ceshjet e lena ne mes e do te kthehej duke lene si garanci mikun e tij Dhamonas,i cili do te qendronte ne biruce deri ne darke e do te vritej nqs nuk do te kthehej Fintias.Dhamonas pranoi.

Dita po mbaronte dhe kundershtaret talleshin me Dhamonan,kur per habine e tyre erdhi Fintia
per tu ekzekutuar.Dhionisios u habit kaq shume sa e fali.

2) Kohe lufte.Pas betejes ushtaret u kthyen ne llogore.Nje ushtar i thote komandantit se miku i tij kishte mbetur ne fushen e betejes dhe donte leje per ta kerkua ,por komandanti nuk i dha duke thene se nuk mund te lejonte te rreziKohej asnje ushtar.

Ushtari niset pa leje ne fushen e betejes ne kerkim te mikut te tij dhe kthehet pas disa oresh i plagosur dhe me mikun e vrare ne kurriz.

Komandanti i thote:” Te thashe qe eshte vrare dhe nuk ja vlente ajo qe bere duke rrezikuar jeten.”
Pergjigjet ushtari :” Sigurisht qe ja vlente.Kur gjeta mikun tim ishte akoma gjalle dhe me tha:
Isha i sigurt se do te vije.”

Edhe une kam fatin e madh te kem mik te tille…

What do you think?

Written by admin

Lajm i mire per fermeret shqiptare

‘U ndjeva e lehtësuar jo vetëm se u vaksinova…’-/ Nga Liliana Konomi Mero