Të gjithe frekuentuesit e lagjes me popullore ne kryeqytet, ate te Bllokut, te njohur per baret dhe restorantet e klasit te pare, ku jo vetem dizajni modern por edhe gershetimi i tradites qytetare me koloritin europian te jepnin ndjesine e te shijuarit te nje kafe ne nje lagje te preferuar nga te rinjte ku veç daljes me shoqerinë nuk humbasin rastin edhe te shkembejne flirtime.
Ky eshte Blloku, apo ish-Blloku, vendi ideal per njohje te reja ne Tirane dhe sidomos per jeten e Nates. Kjo zone njihet mire prej kohesh dhe vizitohet edhe nga te huaj qe vijne dhe kohet e fundit habiten per numrin e paket te lokaleve qe kane ngelur per te shijuar te ashtuquajturen jeten e nates.
Edhe ne ato pak lokale qe kane ngelur, shto edhe faktin qe duhet ta mbyllin muziken ne oren 12, klientela ka ardhur gjithmone duke u pakesuar dhe shume lokale kane vendosur te ndryshojne destinacionin.
Dhe cila eshte shpetimtarja ne keto raste?! Nje pike llotarie apo bastesh sportive!
Te njejtin fat kishte edhe nje nga Baret me te njohura ne Tiranë, Bar Çadra, i cili ka qene shpesh edhe pike rreferimi ne kete zone duke qene se ndodhet ne kryqezim te rruges me hyrjen per ne bllok.
Tashme bastet sportive jane bere pjese e perditshme e jona dhe s’ka me nevoje per ambjente relaksuese dhe per te shijuar jeten e nates ne bllok.
Urojme qe dhe ato pak lokale qe kane mbetur te mos kene te njejtin fat!