Pak javë pasi arti shqiptar ishte në zi nga vdekja e poetit të njohur shqipar, Arben Duka, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Duka.
Denis Duka, i biri i Arben Dukës vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti, shkruan gazeta Drita.
Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.