Ne qytetin e Gjirokastres ka funksionuar ndermarrja e prodhimeve artistike, me repart te pare ate te qlimave ku punonin 70 gra ne avlemende me 2 turne.
Pergjegjes ishte Perlat Ikonomidhi me profesion piktor dhe Pëllumb Puci dizenjator.
Disa nga puntoret e ketij reparti kane qene dhe Marjeta Bala, Merzo Mevlani, Tasha Sporea, Paqo Zani, Hervo Tushe,Eli Dushi, Shpresa Avdalli, Sose Dano etj.
Pas viteve 90 kjo ndermarrje u mbyll dhe grate punetore ose qendruan ne shtepi ose zgjodhen profesione te tjera.
Njera prej tyre Ruho Bineri ne nje nga dyqanet e pazarit nisi punen me avlemend, prodhimin e qilimave dhe rrugicave.
Ajo eshte mjeshtre ne kete pune, e vleresuar per prodhimet shume cilesore, te pelqyera edhe nga turistet, nje pjese te te cilave i ekspozon dhe ne deren e dyqanit.
Eshte e vetmja ne Pazar qe ushtron zanatin e mesuar qe heret.
Per pune cilesore dhe moshe qe ka meriton cdo fjale te mire dhe cdo vleresim!
Shendet e jete te gjate i urojme!