in

Drejtori Francez i Gjimnazit të Gjirokastrës dhe Ngjarja në një nga Trenat e Parisit…

Më 23 nëntor 1923 në qytetin e Gjirokastrës u çel Liceu me drejtor Viktor Kutan, francez.

 

Çelja e Liceut zuri faqet e para të gazetave lokale, u përshëndet edhe nga shtypi shqiptar jashtë Gjirokastrës, nga komunitetet shqiptare në vende te ndryshme.

“Çupat me çanta në duar, shkuan në lyce, shkruan në ditarin e tij demokrati patriot Jorgji Meksi -themeluan të parën lyce nacionale mikste, për gëzim të qytetarëve e për inat të miqve të pakë të errësirës medievale (mesjetare). Gjirokastra tregoi edhe një herë se është në ballë të arësimit dhe të progresit”.

 

 

Për mbarëvajtjen e Liceut, kontribut të vyer dha dhe Drejtori francez Viktor Kutan, burrë me shtat mesatar, i hollë, pak i thinjur, i veshur shumë mirë, me xhaketë të zezë dhe me pantallona me vija.

 

Hamit Kokalari në librin e tij me kujtime thotë se Drejtori Viktor Kutan ishte i pastër dhe i përpiktë, shumë i kujdeshëm për mbarëvajtjen e Liceut të Gjirokastrës, shumë punëtor megjithëse ishte shëndetlig.

 

Kutan, pasi shkoi ne Francë, pas ca kohesh, u gjend i vdekur ndersa udhetonte me tren per ne qytetin e tij te lindjes.

 

Kjo ngjarje beri jehone ne shtypin francez, gazetat e Parisit shkruan disa kollona, ndersa shtypi lokal, gazeta `Demokratia` e Gjirokastrës, i kushtoi fjalë te sinqerta ngushellimi dhe vlerësuese per kontributet per shkollimin e rinise gjirokastrite.

 

What do you think?

Written by admin

Foto në vite – Matura 1965-1966, Gjimnazistët që tani “fshehin” moshën… Mësues e nxënës bashkë!

Foto nga Shkolla e Mesme Pedagogjike “Pandeli Sotiri”, Institucioni i Parë Arsimor në Gjirokastër…