Me 4 janar të vitit 1924 u lind aktori i famshem e kinematografise dhe skenes teatrore shqiptare Kadri Roshi nga prinderit Maksut dhe Sabrie qe ishin me orgjinë nga Libohova.
Para viteve 90, per kontributin e madh si artist eshte vleresuar me titullin e larte Artist i Popullit.
I mbetur jetim u detyrua te punonte edhe hamall ne qytetet Kavaje e Durres dhe pas 44 shkon ne Tirane ku punon biletaprerës në kinema.
E donte kinemane e teatrin dhe konkuroi per aktor kur u hap Teatri Kombetar ku ketu filloi si sufler dhe ne vitin 1946 iu ofrua te luante per here te pare ne pjesen “Revizori” i Gogolit.
Nga vitit 47 iu dha nje burse nga shteti per ne Zagreb te Kroacisë për studime ne fushen e aktrimit e me pas studioi edhe ne Prage dhe ne Tirane nis karrieren si profesionist.
Aktori i madh ka kaluar dhe shume veshtiresi deri dhe punetor pas vitit 1970 ne nje oficine automjetesh ku ngriti grupin teatror me amatore, vleresuar edhe me cmime.
Ne teatrin Kombetar, pas riedukimit ne gjirin e klases punetore, u rikthye me pjesen “Koha e komisarëve”, ndertuar me bazen e romanit “Komisari Memo” te Dritëro Agollit. Ne shtypin e kohes shkruhet se ardhja perseri ne skene e Kadri Roshit u mireprit me dashuri nga spktaktoret.
KADRI ROSHI KA MARRE PJESE NE DHJETRA FILMA ARTISTIK SHQIPTAR SI DHE NE SHUME DRAMA E KOMEDI NE SKENEN E TEATRIT KOMBETAR.
Deri sa iku nga kjo jete, Kadri Roshi, Nderi i Kombit, nuk e harroi Libohoven ashtu dhe Gjirokastren ne mjediset e te cilave ka luajtur ne role kryesore ne shume filma artistike.
j