in

“Zgjohen” katet e dyta e te treta te Qafes se Pazarit te qytetit te Gjirokastres

Kemi shkruar dhe me pare per katet e dyta e te treta te ndertesave te Pazarit historik te Gjirokastres me deshiren e mire qe ne to te behen investime.Dhe eshte fakt. Te heshtura e te braktisura me pare, nga koha qe u be kthimi i cative ne te gjitha ndertesat ne 5 degezimet e rrugeve te Qafes se Pazarit, pronaret nisen dhe punen brenda tyre.

Disa jane gati per sezonin turistik ndersa ne te tjera punohet qe te vihen ne shfrytezim sa me shpejt per te siguruar te ardhura.Nderkohe ka ende ambente  te fjetura qe duhet te zgjohen, te investohet per te shtuar biznese te reja per fjetje, ushqim, kafe etj.

Koha dhe mundesite jane tani qe tradita, sherbimet e zanatet e vjetra te zhvillohen, ambientet e fjetura te ketyre kateve te kthehen ne identitet, ne mos si kane qene dhe me ndryshime sipas kerkesave te reja te tregut.

Celja e bujtinave te reja ne “mes te pazarit” jane nje frymemarrje e re per qytetin, mundesi për të shtuar numrin e turistëve që zgjedhin te kalojne nje nate apo me shume ne ambiente karakteristike, ne oda te rregulluara pas tradites ne veshje, mikepritje, nikoqiri etj.

What do you think?

Written by admin

Nxenesit e shkolles artistike Feim Ibrahimi, me muzike dhe piktura ne PermetvSh

Zbuloni se çfare fshihet pas portes se shtepise!…