in

Dikur, kur rinia ngjitej me kembe per te shijuar bukurite e Fushes se Çajupit

Fusha e Cajupit, perpara viteve 90 ka qene vend ekskursionesh, pike takime e grupeve te medha te alpinisteve dhe jo vetem, por dhe rinise se shkollave dhe ndermarrjeve.

Ashtu sic beheshin ekskursione masive ne Malin e Gjere, ne ditet e ftohta dhe me bore te dimrit,ashtu organizoheshin edhe ne Çajup, vend per clodhje dhe argetim, rinia shkollore apo ajo puentore gdhihej edhe ne cadra e te nesermen bente ski, loje luftash, mundje, qitje, beheshin fotografi e filmohej per televizionin lokal dhe ate kombetar.

Kur kjo fushe ca vite u plugua, mbillej me patate e grure por perseri shkohej, jo me mjete po me kembe, ngjitje dhe ne mal.

Tani ne Fushen e Cajupit ka tjeter situate. Shkojne me pak njerez, nuk behet fjale e s`kemi degjuar te shkojne grupe te medha, edhe pse ka rini shkollore e universitare.

Mungojne inisiativat per te marshur me ” kembet e babait” dhe jo me mjete.Ka ndryshuar destinacion. Nuk eshte me pike ngjitjeje e kalitjeje fizike , por clodhje e pushimi per te gezuar bukurite e natyres dhe mishin e pjekur ne hell nga individe e grupe te vogla qe “ju shikon xhepi”.

Pse ndodh kjo ka shume arsye por me e mira do ishte qe te kthehej ne pike frekuentuese, kalitjeje e clodhjeje per shumicen, sidomos per rinine.

What do you think?

Written by admin

Dini shprehje të tjera, Binadalës i feks majë e hundës!…

Nje ngjarje ne dyqanin e bulmetit…