Jane kujtime te largeta te asaj kohe ,sidomos me kalane qe ishte krenaria e lagjes tone. Ne ato vite kalaja ishte e virgjer”.Pronare “ishin policet qe kishin nje kapanon dhe ne femijet e lagjes.Vizitohej edhe nga femijet e Dunavatit qe luanin futboll ne anen lindore
Kalaja ishte vend edukimi e defrimi.Ajo guva e famshme ishte streha jone.Shikonim filma kur jepeshin tek Verorja,ndonjeri tregonte ndonje film qe nuk e kishim pare e plot historira te moshes.Ne ate guve degjova per here te pare nga Vaso Lula se do te vije nje kohe qe do te shohim ne ekran direkt sport e cfare ndodh ne vendet e tjera.Behej fjale per televizorin,por ne ato vite nuk njihej as me emer.Vasua me duket se kishte nje kushuri qe punonte ne Radio-Tirana.
Kalaja ishte vend strehimi per zogjte,cfare nuk kishte qe nga laraskat ,pellumbat ,karagjizet,lakuriqte e nates,mellenjat,karadauket,gushkuqe etj.Kishte tek tuk edhe ndonje peme frutore .Ca fiq larushe dhe te bardhe i kam edhe tani ne goje.Ishte edhe vend strehimi per ciftet e reja sic thote Baci,por ne padrejtesisht u prishnim folene.
Me kujtohet nje ngjarje komike e atyre viteve.Pano Muka,Cike Minga dhe Ladi Sinoimeri ,me te medhenj ne moshe, me caktojne mua,Koci Lulen dhe nje tjeter,ndoshta Baci apo Namiku,te vezhgonim nje cift qe na pikasen ,qendruan pak bashke,dhe u kthyen tek shtepia e vajzes.Ne te gjithe ishim tek cepi i kopeshtit te Luan Hoxhes.Ai ,me sa duket duket me mbajti mend,sepse kur u afrua afer nesh ,hapi krahun per te me qelluar,por shpetova paq.E meritoja.
Ne femijet e lagjes dalloheshim per ca trimeri prej te marri.Me kujtohet qe nga nje dege e holle vidhi ne kemi xbritur ne taracen e ish komitetit te partise,apo Vaske Karanxha nga cesma u ngjit tek dritarja e Muin Bozgos,goxha lartesi.Kete e provonim edhe tek kalaja kur ndonjehere preferonim te futeshim brenda nga ana e Arsenajve duke u kacavjere.
Brenda kalase kishte histori te tjera qe nga te luajturit futboll, shetitjet neper bodrumet e pashkelura,e plot aventura te tjera.Jane kujtime te thella qe nuk harrohen po kjp ishte femijeria jone!