in

Di gjirokastritet/ ” Nëse nuk di të gatuaç, o do haç bukë thatë o do haç latira!”

He mi, çdo gatuç sot per dreke ?
– Di veta jemi, di koqeve, nje çike djathe, di udhi, nje portokale dhe lakra te egra nga te koshtit.

Ike mi,dite prere, se na gajase!He ç`do bëç!
– Ja te sho defterin! Si te me dalin llogarite!
– Mate mire çapin, po neme nje mende!
– Vur nje bragaç me koqe gruri!
– Si the mi, po s`kam asnje per be…
– S`kam as une pa nuk ti kursej…

– Hadh i madh! S`di nga t`ia mbaç. Dje fasule na u be barku daule.Nuk bej prape se na dolen nga hundet!
-S`ke faj , jeni kadhabadhek!
– Ashtu mi te keqen! Te gjithe te luges, nga i vogli tek i madhi, koke e tenxhere, me se t`i mbledhesh, se mos eshte nje dite?

-Moj, po ti sikur ke kokë e paça, 10 garuzhde me uje, nje grusht me hudhra e nje filxhan uthull e tutje,,,te haç qe te lepiç thonjte!
– Mire thua, po t`i çdo gatuaç?
– Dje u prëçë,hangra mish te pjekur. Sot do bej Makarona tortellini me proshute pana dhe kerpudha, pastaj nje Savaren me miell,me rrush te thate, me bajame , me nje çike konjak ose dhe me nje çike ajke qumeshti e ca dhoira te tjera. Po do beje gati per neser edhe Rigatoni Palafione dhe fileto pule me kajsi dhe kumbulla mashqino.

-Kush ti ka mesuar keto dhafe te mira moj?
– Sikur nuk e di , ne TV mi, nga mengjesi ne darke, dhafosin kuxhineret profesioniste!
– Pika ti ke mban vesh, po ata gatuajne per vipat, vipe je ti?
– Avash mi se bera shaka!…Nuk jam si ato buze shqierat une qe nuk zene pjato me dore!

-Gjina te shkretat! Si bejne tani mi qe restorantet jane te mbidhura?
– Thua dhe gjina !Kesaj i thone ç`te te kujtoj moj qepe, eren apo te djeguren?
– Mire t`u behet, te mbajne barkun me dore!
– Te hane gjera te thata se dhe nje supe nuk e bejne dot!
-Ashtu eshte, sa per gatim jane koqe nga mendja.Na lodhen me ato mburrelat e tyre neper ekrane, me ato dhafet ” shijova nje pjate fantastike”, ” shijova nje pjate te magjishme”. Sikur çoç hane, mburren me duart e botes, le te bejne e te hane tani, po nuk dine, latira do hanë!

-E mbidhim tani se ai timi kur nuk ka te haje vjen rrotudh si kali ne leme.
– Mbidhe dhe penxheren se do marresh ndonje plevit!
– Shihemi dhe nga darka! Mbase gremiset ne Çudho maluli dhe s`ngrihet i gjadhe!

What do you think?

Written by Admini

Njeriu qe rronte ne paqe me veten dhe te tjeret- Nga Andon Lula

Urim i Arjan Shehut per Festen e Sulltan Novruzit dhe 100 Vjetorin e Lindjes se Sheh Jonuz Shehut ( Tatai)