Ata di gjirokastritet, qe tani kane hequr dore dhe nga rakia dhe nga duhani, nga frika e koronavirusit, e vazhdojne muhabetin nga penxherja ne penxhere.
-E more vesh mo?
-Jo mo, c`te marr vesh?
-Fake News per Gjirokastren mo?
-Faqezi the?!
-Jo mo fake njuz!
-Mos me fol si Zequa ne maje te thanes. Bjeri shkurt, apo , me ke tallesh mo, me koqet e babait!
– Jo mo e kam zeriozisht. Thashe se e dije!Po ti je prapa botes. Ku e ke mendjen mo, per shkarpa?
-Ore, se s`ta kam oreksin !Mos te jane ftohur Pordhet? Mos ma dridh fjalen, ferc andej e ferc kendej!Ç`ke ne mende thuaje! He, se me frive mushkerite, e kam dhe barkun hon!
-Ohu, ti e ke mendjen per broqe!Nuk ta thom!
-Shiko, thuama se nuk me she me ne penxhere! Te pelcaç, kaq ta beç dhembin! Ne dalça mos me thençin…
-Sikur çoç na the?! Jo mo, fol me vete, brenda si Kukua!
-Te hane hundet me duket!
-E ke te keqe kete, as mban vesh, as degjon!
-Jo mo , si ti, bjeri camunxes, ja kete do ti, ne nje vrime!
-Po ç`faj te kam une mo, ti nje fjale, nje lire!
–E di ç`ke ti, me mire be nje si qor e nje vesh shurdhe dhe je ne rregull!
-E mire, mire, duket sheshit, i rente nje pike korones se te vjen rrotull, e sho qe ke ikur keto kohe, flet dhe perçart.
-Ike more , grin si mudhiri pa koqe, pa une jam ne rregull se pi uje te Hosit, nuk me ze korona-varja!
-Uuu ç`me gajase, pse mo ne qe pime uje te Budukut do vemi ne hale?
-Keshtu thone mo, kane hapur dhaf, nuk vjen korona ne Gjirokaster se pihet uje Hosi qe eshte ilaç e kaluar ilaçit, e lufton toronen, se u ngaterrova.
-Ashtu e, po ne Tepelene mo, po ne Permet mo, uje Hosi pine?
– Tani me gufose!
-E te kripça menden! Mende mende kjo dunja! Le te gamanisin! Po kot nuk kane thene te paret:Doli fjala na dhembadha, mori shtate mehadha!-
-Ika se me preu barku!