Gatimet lunxhote jane me nam dhe te ngjashme po dhe ndryshe nga ato te qytetit apo krahinave te tjera te jugut.
Ne veprimtarine Divani Lunxhot nje pjese e ketyre gatimeve ekspozohen dhe pelqehen nga pjesemarresit. Grate lunxhote i gatuajne per vete por dhe per mysafiret apo kur turiste te interesuar njohin natyren e bukur, historine dhe traditat e lunxhit dhe shijojne gjellet, byreqet, glikot, dhiplet dhe ballavate.
Njera nga grate pjesemarrese ne te gjitha eventet e Divanit Lunxhot eshte dhe Figali Vasili qe cdo vit ka ekspozuar gatime te saj. Vitin e kaluar ne kete event doli me dhiple dhe bakllava.
Dje Figua sic i flasin shkurt ne fshat kishte dhe ditelindjen. Priti urime nga fshati , vajzat , te aferm e miq, i gostiti me glikot e radhes dhe me embelsire, ndersa trapezin e shtroi me te gjitha frutat e lunxhit, edhe me kopane me rrush , arre, fiq ne vargje, bukefiqe , te gjitha te koshtit, vere e raki po e po se e ben vete.
Me punen e duart e saj mban nje shtepi qe pret e percjelle kulture, bujari dhe mikepritje lunxhote.
Edhe lexuesit e gjirokastraonline e urojne per ditelindjen : Gezuar Jete te gjate e te lumtur!
Dhiplja dhe bakllavaja jane dy embelsira qe ajo i gatuan dhe per vit te ri e ndonje feste tjeter.
Ja fotot qe na tregojne dy tepsite, njera me dhiple dhe tjetra me bakllava.
Radhes tjeter do te shkruajme per perberesit dhe menyren e pergatitjes po mire do bejme qe te tregojme nese keto dy embelsira ndryshojne nga krahina ne krahine.
Shikim te mbare dhe nje urim tjeter per amvisen lunxhote Figali Vasili ” I lumçin duart!” qe i ka pergatitur sipas tradites se vjeter te gjysheve dhe nenave lonxhote!