Tre jave me pare ne faqen tone kemi percjelle nje shkrim me foto te mikut tone Vasil Muka ne bashkebisedim me nje grup qytetare te nderuar ne nje nga lokalet e Qafes se Pazarit, te qeshur e te gezuar, midis tyre dhe Jani Liti qe dje ia mori jeten Covidi i pabese.
Ne keto minuta qe po shkruajme kunati i tij, Vasili ka hedhur ne faqen e tij nje shkrim ne kushtim te Janit te mire qe do ta kujtojme gjithmone.
Ja postimi i vasilit: A ka rruge, rrugice e sokak qe nuk gjemoi nga zeri i tij hokatar?A ka nikoqire gjirokastrite, dropullite;lunxhote,libohovite,lazaratse, labe te vjetra e te reja qe nuk ndjene nevojen e duarve te arta te tij per te riparuar soben,lavatricen,frigoriferin a buljeren? 45 vjet ne sherbim te qytetit here me kembe e here me makine me canten ne dore,me kolegun Bashkim shtepi me shtepi e shakate mbushnin odate, korridoret e guzhinat. Sa here e duartrokiten gjirokastritet si basketbollist kur luante ne Bashte te Teqese? Dikush shok ekipi shkruante me dhimbje: Do takohemi andej e do bejme nje 5 -ce basketbollistesh. Dhjetra e qindra telefonata ne jeten time kam bere per tu dhene lajme vdekjesh njerezve,por per kete njeri erdhen qindra telefonata mes ngasherimesh e lotesh nga ana tjeter e telefonit. Ishin shoket,miqte te njohurit se e njihnin e u fliste dhe gureve te udhes, te cileve pandemia tinzare u mori te dashurin e nuk i la ta percillnin, por prape ashtu ne largesi dhjetra miq e percollen. Ne kushte normale nuk mund ti nxinin varrezat ata qe do ta percillnin, se ai ishte qytetar e nuk linte ksoll(vaki) pa shkuar ashtu si dikur babai i tij i nderuar Koco Liti.Covidi ja beri me te pabese, e mundi ate kollos te gjate mbi 1.90 ,ate njeri gojeembel, te qeshur e optimist per jeten.Miku e shoku im i pazevendesueshem do te me mungoje nder njerezit e dashur ne Gjirokaster, por kujtimi e nderimi per te nuk do shuhen. Shoket Bashkimi e Fotoja qe cdo te shtune takoheshin ne Qafe te Pazarit,e pinin nje gote raki,se ishin qytetare e Qafa e Pazarit i tethiqte e ata i benin nder Qafes,si dikur ne rini kur punonin ne Rip.Sherbime nuk do ta kene me.Miq e shoke sportiste,peshkatare, mjek e inxhiniere, ustallare e shofere, te gjithe ngelen ne pikellim. Mesues te shkolles se mesme me lot ne sy ngushellonin nga telefoni,mesuese Leta e Elsa nuk e harruan nxenesin e tyre capken edhe pse kishin kaluar me se 45 vjet. Ai me sakrifica ngriti e bekoi nje familje te bukur me Valin,me Kosten, me Lorenen,me Fevronine e u la uraten,pasi ai besonte e respektonte fene e tij. Cdo te diel i veshur per feste shkonte ne Kishe e nderonte e trashegonte traditen e te pareve te tij, Litajve e Basharajve.Lola e Raqi te pikelluar, ndjehen krenare per vellain e tyre,gojeemblin.Jeta eshte bukur e ai e donte por me sa duket Zoti e mori prane vehtes e ne lutemi per te.U prehsh ne paqe miku im, shoku im i mire Jani Liti”.shkruan Vasil Muka.
Gjirokastraonline i shpreh familjes, femijeve, te afermve, miqve te shumte te te ndjerit ngushellime dhe shpirti i mire , i paster i Janit u prehte ne paqe!
I paharruar kujtimi dhe kontributi qe ka dhene Jani Liti per Gjirokastren dhe banoret e saj qe e donin dhe ai i respektonte me fjalen, punen dhe buzeqeshjen e tij te pahumbur!