Dervish Shamo këmbëmadhi me nr. këpuce 47 që shperndante me tepsi ne koke ëmbelsirat e Vitit të Ri në Pazarin e Gjirokastrës…
Burri i mirë dhe i urte i Palortosë, Dervish Shamo, hamall një jetë, deri ditën që doli në pension, ishte njeri nga puntorët e magazinës së Davo Berberit, afër me Xhaminë e Pazarit. Pastaj me vite edhe ne punishten e pastave.
E njohin dhe e kujtojnë mirë të vjetrit e pazarit, ca më shumë ata të lagjes, po dhe burrat e sotëm, me tepsi ne kokë nga njera tjetra pastiçeri duke shpërndarë pasta, kadaif, bakllava etj. Ditë të vështira e të ngjeshura për Dervishin ishin ato në prag të
Vitit të Ri, nga mengjesi ne darke vonë me furnizimin, edhe në shi, edhe në borë.
E bënte këtë punë pa zhurmë e bujë. Me të mbante familjen dhe “ëmbëlsonte” qytetin.
Në Qafë të Pazarit ku dhe sot burrat mblidhen për kafe e ndonje gotë, edhe ne këto ditë prag festash, kujtohet edhe Dervishi. Për të dhe thonë:
“Dervish këmbëmadhi, me numër këpuce 47. Të bridhje në të gjitha dyqanet e këpucëve e një palë nuk gjeje!”
Këtë hall që e kishte zënë me këmbën Dervish Shamos ia kish zgjidhur Shefqet Kokalari, nga një lagje me të, që ishte drejtor i fabrikës së këpucëve. I kishte përgatitur 2 kallëpe, opinga për punë që nuk i hanin as gurët, po dhe këpucë të mira, për të dalë.
Në fabrikë, dihej nga të gjithë, rasti i Dervishit trajtohej i veçantë, nuk paguante…