Të moshuarit e sotëm kur kujtojnë dardhët e famshme te Suhës u lëshon “ goja lëng”. Ato ishin tjetër lloj, dallonin nga varietetet e shumta, kultivuar brez pas brezi jo vetëm në këtë por dhe fshatrat rrotull.
Me Prodhimin që vilej mbuloheshin nevojat e fshatit, të krahinës dhe qytetit të Gjirokastrës. Në tregun në Bashte të Teqesë që funksionoi deri afer vitit 1969 dardhët e Suhes nuk binin në sheshë për shijen, aromën dhe pamjen.
Gori Cavo agronom i specializuar për drurfrutorët, lindur e rritur në fshatin Suhë, ka dhënë një kontribut të veçantë për shtimin e blloqeve me dardhët e fshatit të trashëguara brez pas brezi që prodhonin dhe 10-100 kg për cdo rrënjë pa i ngarkuar me shërbime si spërkatje kundër dëmtuesve,rezistente ndaj kushteve te motit etj.
Ai ka punuar që tradita e kultivimit të dardhëve ne këtë fshat të hapej dhe në fshatrat e tjerë afër tij sic dhe u punuan brinjat dhe kodrat e Labovës së Kryqit, Stegopuli dhe Selckë.
Sipas tij dhe studjuesit Koco Mosko shërbimet që kryeshin ishin kryesisht: shartimet e reja, krasitjet, pastrime ferrave rreth trungut, ndonjë punim si dhe ruajtja e prodhimit gjatë kohës së vjeljes. Kalemat për shartimet e reja merreshin nga klonet e dardhëve më të mira të cilat u ishin përshtatur kushteve klimaterike zonale si dhe kushteve të tokës të cilat përpunoheshin sipas një teknollogjie të veçantë. Të gjithë fshatarët burra pa përjashtim, por dhe disa gra ishin në gjëndje të kryenin shartime apo krasitje cilësore. Atyre njerëzve nuk kishe se çfar tu mësoje. Kishin në mendjen e tyre kode të fshehta agroteknike të transmetuara brez pas brezi.
Mbi bazën e kësaj përvoje në vite u punua edhe në fshatra dhe ekonomi të tjera të rrethit të Gjirokastrës, shartime mbi goricat e dëndura në brinja dhe kodra si në atë të Shëntriadhës në faqet përballë Lunxhërisë ku u ngrit një bllok i madh me vreshta e drufrutorë, shumica me dardhë.
Ky vend u sistemua dhe u gjelbërua me taraca që ujiteshin dhe ne pak vjet dardhët e dru frutorët e tjere u bënë sa një bojë njeriu.
Aty gjeje gati të gjitha llojet e dardhëve verore e dimërore, disa dhe me emra që të venë në mendime te cuditshme kur i dëgjon si:
“Gomarjare”, ”Gushtare” , ”Labovite”, “Stegopulote “ etj.
Do thënë se Gjirokastra ka qënë e pasur me dardhë, lloje vendase, evropiane dhe aziatike por sipërfaqet e mbjella nuk janë ruajtur, ashtu si dardhët e famshme te Suhes pas viteve 90-te u dëmtuan.
Ka përpjekje nga fermerët po në sipërfae të vogla për mbjelljen e dardhëve ndryshe nga siperfaqet me bvreshta,me lajthi, kumbulla, qershi e pjeshkë që janë shtrirë në blloqe të gjera.
Dardha si kulture tradicionale është e njohur dhe në vende të tjera të botës, nderohet e respektohet sikundër mësojmë se në mes të një sheshi të lagjes Dorchester në Boston ka një shtatore për Dardhën, monument që paraqet një dardhë me bishtin prapa të derdhur ne Bronx, si kujtesë dhe vlerë per dobinë e saj dhe të kaluarën e zones si vend bujqesor, per kontributin e banorëve që 200 vjet me rradhë kultivonin veç drithrave edhe pemëfrutore midis tyre edhe dardhë.