in

Do Çuditeni Kur të Mësoni sa Dasmorë Kanë Marrë Pjesë në Filmimin e Dasmës Lunxhote

Ne internet eshte e njohur dhe e pelqyer nga mijera vete dasma lunxhote, e filmuar.

Per ata qe nuk e dine kujtojme se per regjistrimin e saj eshte bere nje pune e madhe pergatitore, perpara se ne krahine te zbrisnin punonjesit shkencore te Institutit te Kultures Popullore sic quhej atehere.

Grupi shkencor udhehiqej nga Prof. Ramazan Bogdani qe ndoqi me pergjegjesi cdo veprimtari te grupeve qe u filmuan, u regjistruan dhe u incizuan.

Dy ekspedita nen drejtimin e tij u moren me kete pune per afro 4 vjet, 1975-1978.

Realizimi i ketij aksioni te madh folklorik e koreografik per evidentimin, interpretimin dhe regjistrimin e vlerave te mrekullueshme te krahines se Lunxhit me kenge e valle te vjetra, pati mbeshtetje te madhe nga vete banoret e Lunxherise.

Kujtojme vetem dasmen Lunxhote.

Per regjistrimin e saj u aktivizuan 200 banore te fshatit Saraqinishte,gatishmeri e admirueshme qe flet per dashuri dhe respekt per kulturen e fshatit, te krahines, per kengen dhe vallen e te pareve, percjelljen e saj si trashegimi per brezat, edhe te sotmit.

Nga ajo pune e madhe e realizuar sot e kemi dasmen lunxhote, e shohim, e degjojme, e pelqejme , e kercejme ne festa e gezime.
Po keshtu edhe banoret e fshatrave te tjera u perfshine ne ngritjen e grupeve te kengeve e valleve, filmimin e regjistrimin e kengeve e valleve te vjetra.

Sot jane dhe te arkivuara dhe te kenduara e te interpretuara ne festa e gezime familjare, ne veprimtari si Divani Lunxhot ku kujtohen edhe me te vjetrat dhe personazhet qe dikur kane kenduar e kane hequr vallet e bukura te Lunxhit.

Njihen e kujtohen ne krahine e me gjere!
.

What do you think?

Written by Admini

Kur Bakllava Bëhej me 120 Petë, Dang-Dung, Dëgjonte e Gjithë Lagjja

Receta se si te beni buken vete ne shtepi sipas Blerina Bombajt