Per disa gra ne lagjet e Gjirokastres ishte ngjarje qe mblidheshin bashke dhe si zinin brumin fillonin te hollonin petet e bakllavase qe duhet te beheshin te holla si fije cingari.
Sufrat hapeshin ne oda te Madhe ose dhe ne avli, dhe dy e tre sufra. Pergatitja e tyre nuk ishte e lehte, vleresohej mundim dhe behej kujdes qe petet te mos demtoheshin.
Mjeshtre per bakllavane, sic thame dhe ne shkrimin e kaluar ishte Memeja e Tauzit qe, per hollimin dhe shtrimin e saj me 120 pete e ndihmonte vajza ose dhe ndonje nga grate e tjera te lagjes Manalat. Ishte dhe ne rolin e kujdestares qe shikonte cilesine e punes, me merak te madh ne hollimin e peteve dhe pastaj me vone ne pergatitjen e sherbetit.
Shtojme se bakllava me 12o pete behej vetem ne dasma,nje pellembe e trasha qe tepsine e mbanin dy veta per ta çuar ne furred he ndahej secili pjesemarres nga nje cope.
Pergatitja fillonte dhe nje jave perpara dasmes.
Ja si tregon Rajmonda Lilo, mbesa e Memese: Fillimisht zihej brumi. Ne nje grope me mes hidheshin 4-5 te verdhat e vezeve qe brumi te behej i shkrifet dhe pastaj vinin dy qer te medhenj dhe 2 okllai dhe hapnin petet.
Ne minderet tek odaja e madhe hapeshin çarçafet dhe shtroheshin petet atje….Bajamet tek Tauzajt ishin me shumice se kishin ne kosht 50 rrenje bajame…i zbardhnin, i vinin ne uje te nxehte qe tju hiqej lekura kollaj dhe i shtypnin ne havan te bronxte dang dung e degjonte gjithe lagjia…Hidhnin pak sheqer ne perzierjen bajame e arra , pastaj shtronin petet te pikuara me gjalp dhe ne mes shtronin arrat e bajamet… Meqe ishin 120 pete i hidhnin arrat e bajamet dy here ne mes te bakllavase….E pervelonin me sherbet 2 here…Ne fillim e bente sherbetin pak me te holle qe ta pinte bakllavaja se qene gjithato pete, pastaj hidhte sherbetin e dyte me te trashe.
Bakllavaja e dasmave vleresohej si “mbreteresha” e embelsirave dhe kishte dhe nje kenge: Kjo shtepia veseli, moj veseli/Bakllava e revani, Kush i ka holluar, i lumshin duart!”.