in

Ç`thonë Gjyshet për Qelqurinat, Filxhanët, Pjatancat me Varak Floriri ne Bufetë e Para që ” I Mbanin për Një Ditë të Mirë!”

Faqet e mureve tani me biblioteka e me “vilare”, pllaka te sheshta duri dhe mbi to ndonje liber, fotografi ne kornize, ndonje lule artificiale.

Dikur ziheshin me bufe me luster e me xhama, me rafte nje mbi nje e mbi to qelqurina pale-pale, njera me e bukur se tjetra, te qelqta e te tejdukshme, ca me vizatime, me lule, me varak floriri.

Te mbetej syri, sa hyje ne dhome , ate shikoje, bufene me qelqurina per stolisje dhe mburrje. “ Bleva nje pale qelqurina qe filanes i dolen site”, “ I mora per nje dite te mire”, thoshnin.

Me vite qelqurinat e bufese leviznin  me raste, fejesa, dasma, ditelindje, nga 12 gota, 12 filxhane te kafese, 12 te glikos, 12 pjata te vogla.

Para ne qelqe, kursehej lek per qelqurina qe sot nuk dihet c`ka ndodhur me to. Shtepite bosh. Ca ne mergrim. Ca ne qytete te tjera.Edhe me vete nuk merren, se thyhen udhes.

Te zbukurosh shtepine e botes kur je me qera?

Po kur merr rrugen per Greqi, Itali, Amerike?

Kushedi c`thone tani ato qe jane gjyshe per qelqurinat me varak floriri, te heshtura e te vetmuara, mbyllur ne bufete e shtepive te

jetes?!

What do you think?

Written by Admini

Pse Fusha e Vjeter e Sportit ne Gjirokaster Eshte Quajtur Fusha e Femijerise!

Dite të Mbarë me Kafe të Bluar në Mullirin e Kafesë!