in

Cilin Burim të Maleve që Rrethojnë Gjirokastrën Vleresoni  për Ujin më të Ftohtë dhe Kurues!

 

Malet qe rrethojne Gjirokastren kane burime ujrash te shumta me origjine karstike.

Ato edhe ndahen ne ujra te lehta e te renda, te ftohta akull e me pak te ftohta, me shije dhe pa ngjyre,pa ere dhe shume te paster.

Burime te tlla ka ne çdo mal si ne Malin e Gjere, Malin e Çajupit, te Lunxherise, te Nemerçkes, te Buretos e ne vende te tjera, ku me shume e ku me pak por burimet nuk mungojne, me ujra me shumice edhe me pakice, ne vere edhe per te lagur buzen, edhe per bagetite qe te shuajne etjen.

Ndryshe nga malet e tjera gjeografet thone qe mali i Gjere eshte me i thate me burime nga malet e tjera por qe nuk mungojne.

Jane me qindra ata qe ne vere kane bredhur malin me kembe, pellembe per pellembe per çaj e rigon, salep e bime te tjera, kur i ka zene vapa u jane drejtuar burimeve.

Te jemi te sinqerte, emrat dhe vendet nuk na kujtohen, as ndonje histori e lidhur me to.

Ne mendje kemi ca emra burimesh me te degjuarat, si Gurra e Picarit, e Nivanit, Topoves, burimet e ujrave ne Fushen e Çajupit e te tjera qe mund t`i kujtoni.

Keto burime kane qene e jane dhe vende per pushim dhe per mikroklimen dhe pesazhet e renduara nga bukurite , nga druret dhe lulet, nga zogjte dhe shpendet e tjere fluturues, por dhe kafshe te egra.

Vende te tilla me burime ujrash jane te lakmuara per gjueti dhe  turizem, ca me mire kur prane tyre ka dhe bujtina te ngritura ku gjen ushqim e gatim pas tradites se zones.

Jane vertete burime e vende te virgjera por qe pak shfrytezohen si nga banoret rrotull e ca me pak nga ata qe jane me vendbanim gjetke e larg qe u duhet te udhetojne me kembe ose me mjete.

Po kjo eshte tjeter teme e mund te shkruajme nje here tjeter.

Fjalen sot e kemi per keto burime qe permendem e per te tjera ku neser dhe mund te shkohet per t`i shfrytezuar per freskine,  perberjen kimike dhe shijen, per temperaturat dhe nese mund te perdoren dhe per kurimin e semundjeve.

Tani dhe pyetja tone:

Cilin burim vleresoni per ujin me te ftohte dhe kurues?!

What do you think?

Written by Admini

Portokalle apo mandarina? Kush e fiton betejen?

Kur Vjen në Vendlindje…