in

Çfarë i Tha Gjirokastriti Pasanikut më të Madh të Qytetit Dhe Pse Ai nuk Vuri Gjë në Gojë!!!

 

Thone se kjo tryeze me ushqime u shtrua qe banoret e qytetit te hanin sa te donin dhe te mos paguanin.

Sa u mor vesh nje lajm i tille te gjithe nxituan dhe cimbisen aq sa donin e cave u doli ushqimi nga hundet.

Vetem me i pasuri i qytetit nuk vuri gje ne goje.

-Po cimbis dhe ti ndonje gje se nuk do helmohesh! – guxoi nje nga banoret qe ishte gjirokastrit.

I pasuri heshti e si gjynaqar shikonte tryezen plot e plaste nga deshira per te ngrene. Dikur i kishte te gjitha e me shume.

-Me ka ndaluar doktori- iu drejtua gjirokastritit dhe vazhdoi se nga ajo dite nuk duhet te hante as ate e as kete ushqim, as te pinte raki e as te pinte vere,mishin te mos e vinte ne goje etj. etj ushqime qe me pare binte mbi to.

-Mire thone andej nga anet tona- i tha gjirokastriti-Shendeti mbi te gjitha! Ç`i do dhe parate, nuk vlejne, dhite ne to!

Ndersa i pasuri, me dhimbje, i tha:

-Ke te drejte , kur kisha shendet nuk e dija sa i pasur isha!

Ja kjo ishte. Nese deshironi mund te komentoni!

What do you think?

Written by Admini

Pse Janë Të Veçantë në Mënyrën e Ecjes Burrat e Vjetër të Qytetit të Gjirokastrës!

“ Moj Korbë Del në Mejdan Kështu Karkacul Fare ?!”- Fjale dhe Shprehje të Vjetra nga Odatë, Avlitë dhe Portat e Shtëpive të Gjirokastrës- Shkruar nga Tahir Boci