Doktori i njohur Tritan Kalo ben postimin mbi krahasimin e brgdetit te Kanadase sesi menaxhohet dhe shfrytezohet ne menyre publike, nderkohe qe ne vendin tone…
Në intervale të shkurtëra midis kohëve të përkujdesjes për një nga pjestarët e familjes në këto momente, dal nga pak nëpër rrugët e Vancouver-it, qytetit më të madh të Kolumbisë Britanike në bregun e Oqeanit Paqësor në Kanada. Qytet mjaft i bukur dhe plot variacione në shtrirjen dhe arkitekturën e tij.
Përpos agrumeve këtu klima e bën të mundëshme, që të rritet gjithshka si në Shqipëri. PLAZHI PUBLIK është arësyeja thelbësore e këtij postimi të sotëm.
Në cilin model të menaxhimit të bregut të detit/oqeanit/liqenit apo lumit janë bazuar myteberët qeverisës së DEMON-KRACISË në Shqipëri, që i lanë në duart e privatëve (më saktë të pushtuesve) menaxhimin e rërës së vijës sonë bregdetare.
KËTU ÇDO METËR KATROR RËRE BUZË OQEANIT (LIQENEVE APO LUMENJVE) ËSHTË PUBLIKE. Jemi në një nga shtatë fuqitë më të mëdha ekonomike të Botës, me standarte jetese ku e ku më të larta se tonat, POR KU BUKURITË DHE PASURITË NATYRORE të vëndit u përkasin të gjithëve, dhe jo vetëm një “tufe arrieriste ish-brekëgrisurish” apo “ardhanakësh” në viset e pa banuara ose të pronësuara prej tyre para 1945 ose 1990.
KËTU EDHE NJË METËR TË VETËM KATROR NUKU MUNDESH TË BËSH TËNDEN PA E PARAPAGUAR ATË LIGJËRISHT, bregun e rërës jo që jo sepse ai u përket të gjithëve. PUBLIKU i këtushëm do të qeshte me të madhe si në një grup skulpturor të postuar këtu, nëse do të dëgjonte për “tokën e zanum” ose për “plazhet e privatizuara” si në Shqipëri. Mjetet motorike ujore për sigurinë e plotë të pushuesve lëvizin tutje në horizont.
Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?
3 komentet epike:
– Pushime te mbara. Mos u jep eksperience atyre se si administrohen stacionet e plazhit vezhguesit skafet gomonet inspektoret atyre maluketerve se nuk marrin vesh ata nga PPP e koncensionet. Nuk dine ata se si zhvillohet turizmi duhet ti trajnojme pak.
-Po ajrin kush do e marre e ku do paguajm?
– Tjeter grup gjaku aty Doktor Tani. 🙂