Shikojeni me kujdes kete foto!
Ajo flet shume. Nuk na kujtohet si na ka rene ne dore dhe as kush na e ka dhene. Pas saj ka vetem nje shenim BOTI ME SHOKE.
Nuk e kemi te veshtire per te kuptuar se per ke nga personazhet e kesaj fotografie behet fjale. Duket qarte portreti i mesuesit te edukimit fizik dhe trajner i ekipeve te futbollit te qytetit te Gjirokastres, i paharruari Jani Boti.
Sa shume mund te flasim per te, per punen e tij plot dashuri dhe pasion si mesues i edukimt fizik dhe si trajner.
Sa shume lojtare ka pergatitur dhe sa talente ka nxjerre qe kane perfaqesuar jo vetem qytetin por dhe vendin si perfaqesues ne veprimtari kombetare e nderkombetare.
Kush e kujton e s`thote fjalet e vleresimet me te mira, me te merituara per mesuesin dhe njeriun e mire Jani Boti.
Ne foto ka dhe figura te tjera te sportit e te drejtimit te sporteve ne Gjirokaster.
Kristo Karanxha mesues i edukimit fizik, futbollist I Shqiponjes, trajner i sporteve te lojrave me dore, atlete e vrapues ne gara kombetare, njeri i mire i vleresuar nga shoqeria.
Ka dhe ish mesues te tjere, po jo te gjithe i njohim.