in

Blendi Gonxhja:I rrallë sepse drejtoje me përulësi, i saktë sepse mendoje me qetësi, pozitiv, diellor, njerëzor, artist, kryeqytetar!

Per ndarjen parakohe nga jeta te Edi Peshes, ish-drejtor i Sherbimeve te Transportit ne Gjirokaster, me fjale prekese dhe dhimbjeje te thelle eshte shprehur ne nje postim qe ka percjelle ne faqen e tij edhe Blendi Gonxhja, Drejtor i Pergjithshem i Sherbimeve te Transportit Rrugor.

“Respekt e nderim i sinqertë për kolegun tonë, për njeriun e drejtuesin Eduart Pesha! Shumë dhimbje e pikëllim. Natyra e bukur e Edit na gjunjëzon të zotohemi, i gjithë ekipi ynë, se do të angazhohemi për tërë projektet e punët e prera në mes nga kjo gjëmë, për ta gëzuar shokun tonë atje lart! Ahh Ed Pesha… I pupëlt kur duhej të merrnim masa ndaj ndonjë punonjësi, pasionant kur insistoje për të jetëzuar aktivitete që do bënin dashuri me hiret e Gjirokastrës tënde, tërë humor e ironi të lartë si zekatet, i rrallë sepse drejtoje me përulësi, i saktë sepse mendoje me qetësi, pozitiv, diellor, njerëzor, artist, kryeqytetar! Jemi shokuar nga ky lajm sot, edhe pse ky mot s’na habit dot më! Ngushëllime familjes! ? #RespektNgaDPSHTRR #Lamtumirë !”-shkruan Blendi Gonxhja.

What do you think?

Written by admin

Deputeti i Gjirokastres Bledi Çuçi: Edi do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë Gjirokastrës dhe shumë më shumë familjes së tij të mrekullueshme…

Kiço Noti fjale prekese per mikun e tij Edi Peshen: Per ne shoket miqte e tu Ti nuk ishe vetem nje intelektual i shkelqyer…