in

BERTI I KANES – Këndonte Muzikën e Filmave Meksikanë, Tifoz i Pandarë i “Luftëtarit” në Ndeshjet si Brenda e Jashtë Qytetit!

Berti i Kanes është djali i Llukan Kocës nga lagjja Varosh; tip i gezuar, tolerant, mirë me të gjithë e fjalë pa prishur, me dorë në qafë, në futboll dallohej per triblime dhe pritje ne portë. Kështu ne rini e ne moshë të madhe, fliste dhe mendjen te mos kishe. Shfaqej i pa mërzitur, dhe hall të kishte.

Berti i Kanes lindi me 15 gusht 1945 ne lagjen Varosh dhe nga mosha 10 vjec e më pas nuk iu nda Bashtese se Teqesë, ne ditët e tregut dhe ndeshjet në këndin sportiv.

Berti i Kanes kishte vesh muzikor dhe pëlqente shumë muzikën e filmave meksikanë. Me melodine e tyre ne gojë, mburrej se i kapte menjëherë, me një të dëgjuar. Me shoqëri këndonte prapa Pallatit të Kulturës dhe tek godina e bandës muzikore.

“Këndon Berti i Kanes”, thoshin ata që ia njihnin zërin. Ishte simpatik, i pëlqyer edhe nga vajzat. Në një konkurs muzike në qytet, në prani të Robert Radojës u piketua talent dhe filloi studimet e mesme ne Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Berti i Kanes ka kryer disa punë; në fabrikën e fosforit, në pallatet e reja tek kodra në hyrje të lagjes “Punëtori”, pallatin e kinezëve në lagjen “18 shtatori”, në uzinën metalike lyente kaminetot dhe pas vitit 1990 në Patra ku mbështeste edhe emigrantët gjirokastritë.

Në vitin 1996 Berti i Kanes filloi mirembajtes i fushës së stadiumit, me llastike ne dore, ne pike te vapes, deri vone ne mbremje, i përpiktë kur vizonte, me shpejtesi te admirueshme, edhe ne dite shiu. Fushën dhe ambientet e stadiumit i mirembajti gjatë e pas ngjarjeve te 97-tës, punë që nuk e ndërroi me asnjë tjeter, edhe pse me rrogë mujore modeste.

E mbante aty dashuria për futbollin, stadiumin, kujtimet, dikur futbollist, tifoz dhe inkurajues i “Luftëtarit”, shoqërues i ekipit në ndeshjet jashtë qytetit.

Për 7 vjet, nga viti 2010, Berti i Kanes punoi e banoi me familje në Janinë. Këtu dhe u nda nga jeta më 17 qershor 2017 nga nje sëmundje e rëndë në moshë 71 vjeçare.


What do you think?

Written by admin

MAKSUT GJOCA – Mjeshtër i Mjekësisë Popullore nga Fshati Zhulat i Gjirokastrës!

Harta Tregon Ushqimet më Popullore në Europë – Ja Gatimi Tradicional i Shqipërisë, sipas Vizitorëve Europianë!