Pirro Minella Millona eshte nje nga miqte e faqes tone gjirokastraonline. Ai ka dhe faqe ne fb po i pelqen te shkruaj edhe per ne.
Pak nga aktiviteti i tij si nepunes i shtetit. Me mbarimin e Fakultetit Ekonomik te UT per ekonomist kontabel, ne janar 1981 filloi pune ne Uzinën e Petëzimeve te Kombinatit Metalugjik Elbasan, llogaritar i pare (Zv shef Finance), deri ne shkurt 1987, ku u emerua shef finance ne Uzinen e Nikel Kobaltit, nje uzine teper e rendesishme per ate kohe. Ne Kombinatin Metalurgjik u aktivizua ne organizaten e Rinise ne aktivitete si konkurse te ndryshme ku dhe eshte vleresuar per vendin e pare, ka marre pjese ne aksionet e rinise dhe eshte aktivizuar edhe si portier i Uzines, ne Ekipin e Futbollit…
Me pas filloi punë në sigurimet shoqerore ne Elbasan deri ne 91 se pastaj u ngarkua me detyren e Pergjegjesit te Seksionit te Finances per Bashkine Elbasan, me pas shef finance ne Ndermamrjen Energjetike dhe shef finance ne Doganen Elbasan.
Ne vitin 2001 në Tirane filloi pune Audit ne KESH -sh.a deri ne vitin 2006 dhe pastaj sherbeu shef finance ne TEC Fier. Ca kohe punoi ne profesion financier i lire ne nje zyre kontabile dhe ne vitin 2010 shef finance prane Librit Shkollor. Ne vitin 2012 Audit ne Drejtorine e Sherbimit Qeveritar dhe nga viti 2013 deri ne 13 qershor 2018 si specialist ne Drejtorine e Kujdesit Shendetsor Dega Rajonale Tirane. Sot eshte perseri ne profesion te lire si Financier dhe afer pensionit.
Gezon nje opinion te pergjithshem si nepunes korrekt dhe jashte punes dashamires i letersise qe i pelqen dhe te shkruaj, proze me shume. Shkruan per jeten e tij dhe te shoqerise qe ka njohur me nje optimizem te admirueshem si per punet dhe per njerezit. Me dashuri ka shkruar edhe kujtime per Gjirokastren dhe gjirokastritet me te cilet e ka lidhur shkolla dhe puna.Interesante na duken ato kur ishte nxenes ne shkollen 8 vjecare Koto Hoxhi dhe ne Gjimnazin Asim Zeneli.
Ja nje pjese nga kujtimet:
“Klasen e pare fillore e kam kryer ne shkollen “Ptoleme Xhuvani” Elbasan dhe e vazhdova ne shkollen “Koto Hoxhi” Gjirokaster, ku mbarova dhe klasen e tete ne vitin 1970. Kam qene nxenes shume i mire, mesoja dhe i urte. Aktivizohesha shume ne aktivitetet e shkolles. Kam recituar, kam marre pjese dhe ne straden e shkolles me ndonje rol te vogel dhe ne ngjarjet e shenuara. Ne klasen e peste kam marre pjese ne konkursin qe u zhvillua ne lenden e historise. Kam dhene dhe une kontributin tim per te arritur rezultate teper te mira.
Dolem ne vend te pare si klasa te pesta dhe deri sa fituam dhe me klasen e tete. Biles me kembenguljen tone zhvilluam dhe nje ndeshje me perfaqesuesen e shkolles dhe e mundem, por per shkak te moshes se vogel, nuk perfaqesuam shkollen ne rang rrethi. Po keshtu dhe ne konkurset e fizikes dhe te gjeografise. Kam qene pjesmarres ne ekipin e shkolles ne konkursin kombetar te anatomise, me pikesynimin “Gati per mbrojtjen e shendetit”.
Dolem te paret ne rang rrethi, na mundem “padrejtesisht” ne ndeshjen me shkollen “Lef Sallata” Vlore, me aresyen e thjeshte se edhe nje vit me pare shkolla “Koto Hoxhi” kishte zene vendin e pare ne Republike duke mundur ne finale shkollen “Dhaskal Todri” Elbasan.
Si dhurate pjesmarresve u dhane nga nje stilograf 720 leke dhe nje veper te Enver Hoxhes. Megjithese ne klasen e shtate Profesor Tole Angoni me mori dhe mua me vete, kam sherbyer ne kopshtin zoologjik te shkolles “Koto Hoxhi” ku kishim shume shpende si Shqiponje, pula, qe benin edhe veze dhe i shisnim ne dyqan dhe dy pula te vecanta me kurore ne koke, qe i thonim “Pula Indie”. Kishim dhe lepuj dhe Shqiponje, per te cilat u siguroja ushqimin e perditshem dhe i lanim e ndrronim.
Po keshtu kam qene shume aktiv dhe ne kopshtin ku kam mbjelle me doren time qershi dhe peme te tjera frutore si fiq, qershi dhe rrush. Po keshtu nga bahcja e shkolles, ku sherbente i nderuari Xha Veipi, siguronim te ardhura nga shitja e tyre,tek dyqani poshte pallatiti tim dhe parate e grumbulluara ja dorezoja deri ne qindarken e fundit Profesor Toles. Kam mbajtur per dy vjet celesin e kendit te ndihmes se shpejte, per ndonje mjekim te castit, nga ndonje rrezim ose aksident i vogel. Fillova Gjimnazin “Asim Zeneli” 1970 dhe ishim maturantet e 50 vjejorit te krijimit te tij.
Kam qene nxenes shume i mire. Po keshtu ne ngritjen e Muzeut Kombetar te Armeve ne Kalane e Gjirokastres, kam qene ne dizpozicion ate muaj te punes ne prodhim me te madhin Odise Paskali, qe ishte koordinatori i ketij Muzeu. Jam aktivizuar ne konkursin e kimise, po keshtu me Profesor te nderuarin Petro Isufi kemi lyer me boje vaji ngjyre gri ambjentet e shkolles per kete pervjetor te 50. Kam marre pjese ne aktivitetet per nder te 50 vjetorit ne ushtrimet me karakter ushtarak.
Pas mbarimit te matures, nuk me doli e drejta e studmit ne Universitet me argumentin se kishim nga nje pjemarres nga familja, ne rastin tim motra e madhe per Bio Kimi. Edhe ne pushimet e veres kur shkoja ne fshat kam marre pjese ne aktivitet si futboll portier i ekipit te Carshoves dhe pjesmarres ne Olimpiadat midis kooperativave. Shkova ne stazh ne Ndermarjen e Bonifikimit Gjirokaster. Kam punuar ne kryerjen me beton te kanaleve kulluese te fushave te “Valarese” dhe “Arshi Lengos”. Fillova studimet ne Universitetin e Tiranes ne 1975 ne Fakultetin Ekonmik, Dega Kontabel. Pas mbarimit punova ne Uzinen e Kokso Kimikut prane Kombinatit Metalurgjik Elbasan”.