Duke ngjitur shkallët e gjimnazit “ASIM ZENELI” mendimi të rëshqet vetvetiu në ato 4 ( katër) vitet e bukura të kaluara në këtë shkollë me tradita të shquara të shkallës kombëtare për këdo që i përjetoi ato, shkollë e cila ka nxjerë njerëz me kulturë dhe dije të të gjitha niveleve, që kanë përfaqësuar me dinjitet të gjitha fushat e jetës së vëndit dhe më gjërë.
Dje patëm rastin të ngjitnim ato shkallë pas 50 vjetëve të përfundimit të maturës , matura e vitit 1972. Pra festuam 50 vjetorin e mbarimit të maturës. Edhe pse të pëgjysmuar, bukuria nuk u venit. Hymë në klasë dhe bëmë apelin e maturantëve të atij viti , që na kujtoi ato vitet e bukura të bankës shkollore, duke marë mungesat e arsyeshme dhe të paarsyeshme.
Për të gjithë ata bashkmaturantë që nuk jetonin më u mbajt një minutë zi në shënjë nderimi dhe respekti. Bëmë fotografi të ndryshme dhe ashtu të organizuar kaluam një drekim së bashku, duke kujtuar momente të bukura të jetës së atëhershme shkollore.