Nga vitet `70 e lart i plotësuar në profesionin e kasapit Ali Lani ishte i paarritshëm.
Kasapin e bëntë më mirë edhe nga ata që mori zanat. Shquhej në teknikën e prerjes së mishit, ndarjen në pjesë e peshë të plotë pa krijuar qejfmbetje tek blerësit, i drejtë me të gjithë, të njohur e të panjohur, dhe me fëmijët.
I kënaqte të gjithë, në kualitet e peshë. Dhe për Vit të Ri kur radhët zgjateshin deri tek Banka e Kursimeve, s`thoshte kurre:
“Ne daç merre, në daç leje”.
As thoshte “Nuk ka mish pa kokalla”.
Po dhe një hatër e bënte se ajo kohë ishte, po kryesorja, s`ankohej njeri për peshë e cilësi.
Ali Lani si në kohën e tij më të mirë, në Pazar ka dhe sot hije e dukje. Edhe pse nuk ia kane me nevojen si dikur i flasin, “Ali njeri, Ali tjetri!” e ftojne per kafe e raki. Po dhe ai, fjalë urtë e me lekë në xhep, qeras dhe më shumë nga të tjerët.
Si zanatin që ka ushtruar dhe pjacën, Qafën e Pazarit, Aliu i ka dashur në çdo kohë.
Në 97-tën nuk e la punën po në Pazar nuk para dilte, mblidhej më shumë në lokalin e lagjes.
Siç shprehet, atëherë si bënin këmbët të zbriste, të kthente dhe një gotë. Dyqane e çati te ulura, të rëna, po nga vit dhe më mirë, me rregullime, pak e nga pak iu zbut vështrimi dhe zemra. Pazari rregullohet dhe çdo gje vete në vendin e vet, dhe më mire e me bukur akoma.
Në moshë që është, pazarit nuk i është ndarë, po ka ca kohë që është në Amërikë.
Tha dhe Aliu “ Të shohim një herë se ç`bëhët dhe jashtë Gjirokastrës!”.
Nga Amerika për miqtë dhe lagjen, bën dhe foto, që i përcjellë Ladi Hyska, shoku i fëmijërisë edhe ai në Amerikë.