in

Alarmi – “Paracetamol me virus vdekjeprurës në Shqipëri!”, specialistët dalin në media…

Në rrjetet sociale gjatë ditës së enjte kanë qarkulluar foto dhe mesazhe të cilat lajmëronin rrezikun e një virusi që mund të shkaktohej nga përdorimi i paracetamolit P/500.

Sipas njoftimit, brenda këtij paracetamoli gjendej një virus i quajtur machupo, që konsiderohej në një shkallë të lartë vdekshmërie.

Mesazhi i publikuar në rrjetet sociale

Lajmerim URGJENT

MOS KONSUMONI PARACETAMOL NE TE CILIN SHKRUAN P/500

Eshte nje tablete me shkelqim dhe shume i bardhr,mjeket paralajmerojne se permban virusin “machupo” qe kinsiderohet si nje prej viruseve me te rrezikshem me nje shkalle te larte te vdekshmerise

Ju lutem shperndane sa me shume ,shpetoni jete.Une obligimin tim e kryva,tash ju e keni radhen

Mbani mend Zoti ju ndihmon atyre qe ndihmojne te tjeret !

Pas një kërkimi të thjeshtë në google, rezultoi që virusi në fjalë ekziston vërtet dhe njihet ndryshe si ethet hemoragjike boliviane, por ky virus nuk ka asnjë lidhje me paracetamolin.

Ky është një lajm i pavërtetë që në fakt ka qarkulluar edhe në vende të tjera të botës, në fillim të vitit të shkuar.

I kontaktuar nga Opinion.al, mjeku Pellumb Pipero beri me dije se pergjithesisht viruset e kanë të pamundur të mbijetojën në ambjente kimike siç është paracetamoli, pasi habitati i tyre janë ambjentet biologjike.

Ky është argumenti që kanë dhënë edhe ekspertët ndërkombëtarë lidhur me këtë lajm krejtësisht të pavërtetë./OPINION.AL

What do you think?

Written by admin

Aq Ftohtë është në SHBA se edhe Valët e Detit Mbetën të Ngrira! Shikoni si bëhet serf në to…

Pikat e Forta të Finos! Akademi për të rinjtë, Fonde Transparente, Stadiume të Reja dhe Kryesorja…