Ne foto është një nga lagjet më të vjetra të Piqerasit dhe quhet “Rimi i Xhane. ( Piqerasjotët “rim” etiketonin rrugicat që futeshin nëpër lagje nga rruga kryesore që përshkonte fshatim mes për mes)
Është lagjia më karakteristike dhe tipike që e ruan identitetin e saj edhe sot. E them, jo se unë jam rritur në këtë lagje të qetë e të urtuar dhe ndikohem nga mentalitete nostalgjike, por kështu është realiteti. Shikoni portat me harqe dhe rrugicën e shtruar me gurë, kështu ka qenë e shtruar me kalldrëm edhe rruga kryesore, por disa të “dashuruarve ” me fshatin pasi lanë qytetin, u prisheshin gomat e makinave nga gurët e latuar të mjeshtrave piqerasjot. Nejse.
Kjo lagje ruan identitetin e saj arkitekturor tradicional, sepse ende ka aty banorë piqerajot. Shikon portat dhe rugicën dhe më kujtohen ato plaka zemërmira, fjalëëmbla, të urta e humane me fjalën “xhano” që nuk u ikte kurrë nga buza, me ato plaka dhe mirësinë e tyre u rrita si fëmijë që nga Ollga e Boçe, Hajdho Pashkali, Katerina Nako, Talo Kaçi, Eftiqi Nini, Polikseni Gjivogli, Mëma e Konome, plaka e urtë e barba Timoleo Konomit, Fotina Gjivogli, Mëmë Komja e Vranare, hallë Cilja e Qesare, Mëmë Verga, nëna e Lazre, hallë Kalopja, mëma Nake, mëma Gone, zonjë Rina e Mëhille, nëna e Bitre, hallë Tullja, mëmë Katerua që përfshinte lagjia jonë e mirë dhe më ngjallë aq kujtime të bukura sa kur shikoj portat e mbyllura përlotem se kujtoj këto plaka me dorën mbushur me sheqer e ndonjë kokër fik shoqëruar me fjalën e mirë.
Respekte e u prehshi të qeta o nëna piqersjote aty ku jini, na rritët e na edukuat, na bët njerëz që të duam jetën. Lutem për ju sot. Amin , o Zot.