in

Tradita e Gjirokastritëve në Kopshtari: “Të mbjellim Pemë në anë të Murit që kalimtarët të Zgjasin Dorën dhe të Hanë pa Frikë”

Tradita në kopshtari ka qënë e ka mbetur në Gjirokastër.

Kopshtet me gjeleberim dhe hije janë edhe sot me moshën e shtëpive dhe mureve që i rrethojnë; disa proverbiale për nga simetria, me të gjitha llojet e pemëve frutore.

Në ngritjen, trajtimin dhe funksionin e kopshteve duket se kopshtarët e parë gjirokstritë kanë ecur me një  mendje të përbashkët, se dhe sot thuhet:

“ Do mbjellë këtu në anë të murit që kalimtari të zgjasi dorën dhe të hajë pa frikë…!

Kështu ka ndodhur. Pjesën e  brendshme te kopshtit e linin për të mbjellë dhe korrë, ndërsa anët e mureve i zinin me shegë, fiq, rrush, mane ,cerceme etj. degët e të cilave vareshin mbi rrugë dhe nuk i prisnin që kokrrat e tyre t`i hanin bota, nje mendim i mirë po dhe kalemit do t`i kenë rënë.

Në këtë mënyrë të zotët e kopshteve i qëndronin larg dëmit dhe konfliktit, mosmarrveshjeve që mund te lindnin nga udhëtarët e rastit e më shumë nga femijet. Dhe arsyetonin;             

Sa të futeshin brenda në kopsht më mirë të  zgjatnin dorën pa druajtje dhe të  ëmbëlsonin gojën me një fik apo me një vesh rrush.

Në kopshtet e këtyre lagjeve, falë kësaj filozofie dhe praktikës të kopshtarëve të parë, të vjetër gjirokastritë, ka fruta për të zotët dhe për botën.

Edhe sot nga muret e tyre varen degë me fiq e rrush , me shegë e fruta që nuk ta  “ bejnë me sy” dhe je i lirë të shijosh kokrrat e tyre.

Në disa me sipërfaqe të mëdha mungojnë dhe rrethimet, ca nga sipërfaqet që zënë por dhe nga moskujdesja. Frutat janë sheshit e në cdo stinë një pjesë shkojnë edhe dëm.

Gjirokastritët e kanë dhe një të keqe. Nuk para dalin në treg për t`i shitur. Me mire mbushin pjatat e futat për gjitonët dhe kush kalon në portë të shtëpisë u mbushin duart me “ ato që kanë”.

Për këtë traditë të trashëguar dhe qytetari të treguar, kopshtarët e parë nga më të mirët e lagjeve janë të paharruar se akoma vazhdon të thuhet:

Tek Xhemaliu, tek Pusi i Beut, në Topullaraj, kopshtet me fiqtë radhë me kokrra të shkruara me viza të bardha pranë Fushës së Vjetër të sportit.

Ndërsa në lagjet e qytetit:

Kopshti i Bedriut në Pazar të Vjetër, Kopshti i Kambos ne Pllakë, Kopshti i Bames në Manalat, Kopshti i Haxhiut në Cfakë, Kopshti me bajame i Ferhat Ficos në Hazmurat etj.

Respekt e nderim për punën e kopshtarëve të parë gjirokastritë për traditën e përcjellë e të trashëguar që duhet cuar dhe më përpara, pse jo edhe me me kurse  për  përgatitjen profesionale të kopshtareve te rinj.

What do you think?

Written by Admini

Nderohet me Simbolin “Çelësi i Qytetit” të Gjirokastrës Regjizori i Njohur Rus Yoriy Arabov

Festivali Isopolifonise ne Vlore: Grupi Polifonik i Grave te Dropullit te Siperm dhe Grupi ” Argjiro” Vlresohen me cmim te Dyte