Dr. Spiro Thomaj sot ka Ditelindjen, i Urojmë së Bashku: Gëzuar, shëndet e Jetë të Gjatë, si Mik i Faqes tonë !
Të jesh mjek dhe te gezosh emer të mire në shoqëri do të thotë të ndihesh i qetë me veten dhe me njerëezit që u shërben, me “nevojtarët e shëndetit” gjatë ushtrimit të profesionit human, siç quhet.
Kjo për një profesionist të shëndetësisë nuk është pak e nuk arrihet lehtë por me dije e praktikë që materializohet në mbrojtjen e shëndetit në përballje sy me sy me të “keqen” për triumfin e jetës.
Kjo ka ndodhur në 40 vjet aktivitet edhe me Dr. Spiro Thomanë që sot e urojmë për 65 vjetorin e lindjes, për shëndet, mirëqënie dhe jete sa më të gjatë për të mirën e Tij, të familjes dhe shoqërisë, të njerëzve të cilëve u ka shërbyer dhe do t`u shërbeje se, siç e njohim, Dr. Spirua nuk mund të rrijë i qetë, e kemi parë e është mësuar ta shohi veten në punë e midis pacientëve, prane halleve dhe dhimbjeve te tyre, kurdoherë i gjendur, diten e naten në roje të shëndetit.
Përballja me jeten e te tjerëve dhe e ka lodhur por dhe e ka bërë më të ditur e më të fortë profesionalisht dhe human.
Dr. Spirua, sipas opinionit te akumuluar në ushtrimin e detyres së mjekut ne shërbim të popullit që në hapat e para ne fshat e qytet është dalluar për humanizëm, për natyrë të qetë e të admiruar në pamje dhe sjellje, buzagaz me të gjithë e veçanerisht me pacientët.
Kush ka punuar me doktor Spiron dhe kush pacient ka marre ndihmen e tij mjekësore me siguri që e mbështet këtë opinion pozitiv për të, e vlerëson për dijet në ushtrimin e detyrës si profesionist i shëndetësisë.
Dr. Spirua Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës e mbylli ne vitin 1979 me rezultate të larta dhe vazhdoi punën si mjek ne fillim në repartin e urgjences dhe sherbimin parësor në lagje të qytetit.
1982-1985 bëri specializim për imazheri Radiologji. Qysh atëherë vazhdoi në spitalin rajonal “Omer Nishani” si shef shërbimi i imazherisë, i specializuar disa herë në Greqi për ultrsound,(echo) për traktin digjestiv Për Scanner.
I pa larguar nga libri mjekësor, ka marrë dije shkencore dhe ka zbatuar aplikimet bashkëkohore, ka përgatitur dhe ka referuar tema e referate, ka mbështetur dhe ka organizuar veprimtari të ndryshme studimore e shkencore lokale e kombetare, ka referuar tema e ka mbajtur referate ne to, edhe ne Kongrese mjekesore nderkombetare, deri në Kongresin e New York-ut ne ShBA.
Dr. Spirua ka qënë aktiv edhe në ndjekjen e problemeve në lidhje me detyrat e ngarkuara për shumë vite si kryetar i shoqates se mjekeve dhe Kryetar i Komisionit Mjekesor te Spitalit, ka punuar për veprimtari të përbashkëta në ndihmë të sherbimit spitalor me mjeket e Janinës, shkëmbimin e përvojave në specialitete të ndryshme etj.
Mund të flisnim dhe me shumë për veprimtarinë e tij si profesionist dhe njeri human por këtë shënim të shkurtër po e mbyllim me urimin tonë për mikun e faqes tonë:
Gëzuar Ditëlindjen Dr. Spiro Thomaj, shëndet e jete të gjatë!