Mund të nisësh një biznes dhe të ndihesh i plotësuar si profesionalisht dhe financiarisht por me kalimin e viteve edhe pesha e ngarkesës bëhet më e madhe; mosha përpjetë, kërkesat e ekonomisë së tregut dhe konkurrenca më e fortë dhe në këto kushte edhe mund t`i thuash vetes “Kaq, mjafton!”
Kjo nuk ka ndodhur me biznesmenin mendjehapur dhe energjik 72 vjeçar Kiço Noti, administrator prej 20 vitesh i punishtes “Trahana Lunxhëria”. Ai nuk është vetëm një biznesmen i suksesshem në punen e tij por dhe njeri shoqëror i lidhur fort me komunitetin ku jeton dhe punon.
Ajo ç`ka e dallon atë nga të tjerët dhe e ka bërë të njohur në publik, në treg dhe në garën konkuruese për të mbetur i pari, është personaliteti dhe karakteri i mirë, ndërgjegjësimi për t`i shërbyer njerëzve vetëm me produkte cilësore, me vlera për shëndetin e të rriturve dhe fëmijëve.
Siç shprehet, nuk e kënaq vetëm fakti që produktet e punishtes jane të pëlqyera në tregun shqiptar dhe jashtë vendit, por dhe vleresimet që ka marrë nga Komuniteti dhe Bashkia e Tiranës për produktet e tij ne menyne e re te çerdheve dhe kopshteve te Tiranës, kontributin financiar që ka dhënë për përmirësimin e ambienteve dhe paisjeve ne çerdhen nr. 26 te njësisë 3 të Kryeqytetit, mbjelljen e pemeve në parkun e liqenit, ndihmat për familjet në nevojë, zëvendësimin e qeseve plastike me beze me logon “Trahana Lunxhëria” etj., objektiv që e ka arritur në 20 përqind të prodhimit.
Këto e të tjera fakte që e dallojnë nga biznesmenët e tjerë që shprehin solidaritetin dhe humanizmin e tij jane disa:
Kujtojmë takimin e organizuar nga bashkia kushtuar banorëve më të rëndësishëm të Tiranës, fëmijëve, ku ai mori pjesë dhe foli për eksperiencën e tij, pas fjalës së Drejtoreshës së Përgjithshme të Qendrës Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve Zhaneta Beqiri:
I tillë është biznesmeni Kiço Noti që punon dhe sot si në ditën kur nga të parët mbështeti ekonominë e tregut te lirë dhe, mbi bazën e traditës lunxhote, nga viti në vit shënon arritje në prodhimet me logon e njohur “Trahana Lunxhëria”.
/ Perg. A. Lula gjirokastraonline/