Me 10 shtator 2006, Sheh Jonuz Shehu (Tatai), nur i miresise, zemer fisnike e njerëzore, figure e shquar e fese Helvetiane, nderroi jete pa pritur per te mbetur i gjalle ne memorjen e banoreve te Gjirokastres, zones se Kardhiqit, Rrezomes e Delvines, Lazaratit, Libohoves, Hormoves, Vlores, Tiranes e mbare Shqiperise.
Sheh Jonuzi vinte nga një familje që trashëgonte mirësinë nëpër breza si familje klerikësh.
Ai u lind më 25 mars 1920 në lagjen Dunavat i Parë – Gjirokastër ku dhe mori mesimet e para dhe ne moshe 17 vjeçare mesime me frymë fetare nga sheh Ali Hormova.
Në teqenë e Hormovës veshi petkun e dervishit, i dekretuar nga vetë dora e sheh Aliut.
Me pas emerohet në teqenë e Dunavatit ku shërbeu deri ne vitin 1967 se mbas ketij viti feja ne Shqiperi u ndalua me ligj.
Pas ketij viti punoi punetor ne bujqesi dhe murator duke kontribuar ne restaurimin e shume shtepive karakteristike te Gjirokastres.
Gjate ketyre viteve ai nuk iu nda punes, sherbimeve fetare dhe fshehurazi ndihmonte njerezit me probleme shendetesore. Nderkohe nuk iu nda edhe kenges labe, si pjesemarres ne grupin e pleqve te kenges gjirokastrite me Xhevat Avdallin ne krye.
Në moshën 60 – vjeçare doli në pension dhe pas vitit 1990 iu kushtua totalisht rrugës se përzgjedhur të misionarit helvetian, duke merituar përsëri me dekret të posaçëm titullin prestigjoz “sheh”.
Sheh Jonuzi ishte një bashkëshort dhe prind shembullor i mbrujtur me dashuri hyjnore.
Ne cdo kohe mbeti ne kujtime dhe ne kenge. Ja disa poezi qe i jane kushtuar ne vite:
1. MBI TË GJITHË QE LEZETI
Port’ e madhe hapur mbeti,
Se nuk tretet amaneti…
Nga brezi i pare te i teti
Zoti vetë njeriun gjeti
me shpirtin e madh sa deti.
Sheh Jonuzin që gjumë s’fjeti.
Mbi të gjithë qe lezeti
Me bekim nga Muhameti.
2. ME ÇEKAN SHKROI MBI GURË
Ç’mbajti zemra e tij brenda
Mbajti shumë halle të rënda.
Buza e Tij dridhej nga kënga…
Dhimbjen e ktheu në këngë.
Bënë habi yje dhe hënë.
Gjumë në sy nuk pati vënë.
Me cekan shkroi mbi gurë.
E kishin zili atë burrë.
Si nuk e dha veten kurrë.
Në kurorën e bekuar
Gërma Kurani ka shkruar
Me merak me ato duar.
Ku dylbet’ bëhen kurorë,
Mbajti ndezur ajo dorë
Dritat në të shtatë shenjtorë.
S’i fikën dot ato drita
Dhe në vitet më të liga…
Si lugetrit edhe shtrigat.
Teqeja në Dunavat
Mbetet hapur ditë e natë.
I ka dhënë Zoti uratë.
3. RREZATIM BRENDA DYLBESë
Brenda dylbesë prehet
shpirti i shejlerëve,
ku dëbora tretet
në diell pranvere.
Dylbeja e bardhë – borë –
hapur ditë e natë.
Tespiet në dorë:
Bekim dhe uratë.
Sheh, Jonuz, faltorja
mbi sup të hedh dritë.
Ulur mes shenjtorëve
Ne Teqene e Dunavatit, gjatë gjithë jetës së tij si paraardhës i stërgjyshërve që gdhenden veprën e vet në shekuj, me dinjitet dhe force shpirterore Sheh Jonuzi perfaqesoi helvetizmën një nga tarikatët e mëdhenj dhe nga më të përhapurit në Shqipëri.
Teqeja e Diunavatit, pasi nderroi jete Sheh Jonuz Shehu, drejtohet nga djali i tij, Arjani qe, sic edhe njihet ne mbare vendin e me gjere, si korife brilant i kenges labe, ka dhene e jep nje ndihmese te madhe ne konsolidimin dhe vijueshmerine e sektit Helvetian ne Gjirokaster e me gjere.
Ashtu si ne kujtime dhe ne kenge, jeta dhe veprimtaria e sheh Jonuz Shehut (Tatait) pasqyrohet edhe ne monografine per te qe ka shkruar poetit Mufit Çeli.
I paharruar kujtimi dhe vepra e sheh Jonuz Shehut ( Tatait) !