in

Arian Shehu – Të lumtë goja, këngë e gëzime paç ngahera! Gëzuar Ditëlindjen, Mjeshtër i Madh i Polifonisë Gjirokastrite!

Sot urojme te gjithe per Ditelindjen, korifeun e kenges polifonike gjirokastrite, Arian Shehun!

Ishte viti 1976 kur Arian Shehu me nje grup kengetare te rinj popullore te Gjirokastres ngriten grupin popullor qe u pagezua me emrin “ Grupi i te rinjve”, grup qe u be i famshem jo vetem ne Gjirokaster, Tirane e ne gjithe vendin, por edhe ne vende te ndryshme te Evropes.

Rruga e grupit te te rinjve nisi me kengen “Ulu mal të dali hëna” , prezantuar ne FFK te vitit 1978 me marres korifeun e shkëlqyer dhe të talentuarin Arian Shehu.

Me pas grupi i te rinjve u be i degjuar ne gjithe vendin, si vazhdimesi e grupit te Xhevat Avdallit, legjende e këngës Gjirokastrite me Grupin e Pleqve…

Sic eshte vleresuar dhe nga studjuesit, “ grupi i te rinjve i ka befasuar të gjithë me këngën e bukur të tyre Gjirokastrite,me variantet e ndryshme të këngës që këndon, nga këngët monostrofike në këngët me refren,nga këngët e lirikës optimiste e të lirikës erotike,në këngët historike në epikën legjendare”…

Grupit i të rinjve Gjirokastër me Arian Shehun ne krye, ka marre pjese në Festivalet Folklorike Gjirokastër-1978,1983, 1988,si dhe në shumë aktivitete brënda dhe jashtë vendit, me koncerte ne Greqi,Francë,Suedi,Izrael,etj.

Pas vitit 1995 Grupi i te rinjve u nda dhe Ariani u vendos ne krye te grupit Ergjeria duke vazhduar te kendoje dhe shkelqeje me kenge popullore polifonike, kenge tradicionale te Gjirokastres, duke qendruar ne majat e Polifonise Shqiptare.

Ariani me shoke bashke, ne cdo veprimtari kombetare e nderkombetare, me dinjitet ka përfaqesuar Këngën Labe në të gjitha aktivitetet.

Kujtojme FFK te Gjirokastres . Grupi “Ergjeria”Arjan Shehu kthyes – Perlat Meli hedhës – Banush Malo.

Ja vargje te kenges:
Ndezi këngën Shqipëria
Ne kalanë e festivalit,
te ky shesh që s`harron kurrë,
këngën e Xhevat Avdallit..
Në sofrën e këngës
kur shpaloset fustanella
xhamadani i Mic Sokolit,
Shqipja do këndoj nga hera..
Porsi gurr e pa shteruar
vjen nga shpella e Dragobis,
këngë e Fatime Sokolit,
me tingujt e çiftelis…

Vitet kalojne. Më datë 22 Shkurt 2018, Arian Shehu dhe Ergjeria publikojnë videoklipin “Kenge Gjirokastrite” me muzike dhe orkestrim nga Valter Beqo.

Ja nje vleresim nga studjuesi Sejmen Gjokoli per kete vidioklip: “Kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me polifoni ku ky këngëtar është “ mbret”, bëhet fjalë për një këngë të muzikuar në një potpuri tërësisht me motive të jugut.
Pas një sprove të suksesshme në një bashkëpunim me këngëtaren tjetër gjirokastrite Juli Çenko, me këngën e re, Arian Shehu, ka hedhur një hap të sigurtë në fushën e inerpretimit të këngës popullore të muzikuar.

Me një vokal brilant, fare të ëmbël e të mjaltosur, kam bindjen se Ariani ka qëlluar në shenjë me të parë duke u radhitur plot dinjitet artistik në aradhën e të tjerëve këngëtarë brilant të muzikës së përpunuar e muzikuar popullore.

Dhe si për të na thënë se vjen nga bota e madhe e këngës me iso, kënga e re fillon me një pasazh polifonik realizuar mjeshtërisht nga Axhem Hysometaj e Adriatik Çenko…

Me muzikë të kompozitorit të ri gjirokastrit, një nga emrat e suksesshëm të kohëve të fundit, fondit të këngës popullore me motive jugore, i shtohet edhë një tjetër krijim i bukur.
Arian Shehu me zërin dhe shpirtin e tij na i bie”

Ndersa Spiro Xhavara, krijues:”Kam bindjen dhe kete e besoj,se edhe mali Lunxherise,ai i Gjere e Buretua me tutje,do te peruleshin me siguri perpara ketij gjigandi te polifonise. E kam njohur shpejt Arjanin, qe nga vitet kur kendonim me ansamblin Lunxheria dhe ku ai na respektonte pa mase,e deri tani,,qe vazhdon akoma. Une do ti uroja atij dhe te gjithe grupit shume suksese”

Gjirokastra Online dhe miqte e saj urojne: Arian Shehu ta gezosh Ditelindjen!

Edhe 100 vite te lumtura!

Shendet e gezime ne jete e ne kenge!

What do you think?

Written by admin

Krojet e Lunxhërisë/ Tregoni dhe Ju për Krojet e Fshatit Tuaj!

Përkujtojmë Jetën dhe Veprën e Paharruar të Sheh Jonuz Shehut ( Tatait ) Figurë e Ndritur e Fesë Helvetiane