Në kuadër të Strategjisë së Ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, studentë dhe pedagogë të këtij institucioni patën një takim me Ambasadoren Greke në Shqipëri, Shkëlqesinë e saj Znj. Eleni Sourani.
Gjatë takimit, Rektori i Universitetit Prof. Dr. Roland Zisi vuri në dukje bashkëpunimin shumëdimensional midis disa prej Universiteteve në Greqi dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ndërsa Ambasadorja Znj. Eleni Sourani, duke iu drejtuar miqësisht studentëve theksoi rëndësinë e të qënurit qytetar i botës për të përfituar prej mundësive që të ofron globalizmi.
U ra dakord për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta midis Ambasadës Greke në Shqipëri dhe Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë si dhe financimin e dy bursave studimore për studentët ekselent të Universitetit të Vlorës dhe një vizite studimore të një grupi studentësh në Universitetitin e Aristotelit, Selanik.