in

Mot i ftohtë me shira e dëborë… Çfarë të gatuajmë që të ngrohemi?

Ky dimër e ka shtruar mirë këtë vit, s’ka ndër mend të ikë pa e mbuluar edhe një herë vendin me dëborë e shira…

 

Po për të gatuar i kemi marrë masat. Menjëherë ndër mend na vijnë fasulet, gatim i shpejte që, nëse gatuhen ne tenxhere me presion behen shpejt e të shijshme.

 

Po dale mund të thotë ndonjë, se gatuhen edhe në bragaç, apo e keni harruar?!

 

 

Provoni dhe me siguri do të thoni: “Ç’kemi bërë, fasulet ziejne dhe me mirë në bragaç! Sa të shijshme që janë bërë!”

 

Fasulet pastrohen dhe lihen nje nate në ujë që të zbuten. Keshtu ziejne dhe me shpejt. Para gatimit shplahen me uje dhe hidhen ne tenxheren me presion ose ne bragaç, shoqeruar me 6 gota ujë dhe përbërësit e tjerë; qepë, hudhër, spec te kuq dhe jeshil, karrotë, domate të grirë, plus vaj, kripë dhe dafinë.

 

Mbulohen dhe lihen në zjarr të ziejnë per 1 orë. Pas 40 minutave, bëni kujdes të reduktoni flakën në të mesme të ulët dhe kohën deri në 20-30 minuta. Kur shërbehet në pjatë mbi të hidhet pak vaj ulliri dhe sipas deshires edhe piper apo pak rigon.

 

 

Receta është e thjeshtë, për 5 persona, ja si t`i përgatisni:
500 gr fasule,
2 lugë gjellë vajë,
1/2 qepë,
1 thelpi hudhër të madhe,
1 spec i kuq dhe 1 spec jeshil,
karrotë,
pak domate e grirë,
kripë,
piper ose rigon sipas dëshirës.

 

 

What do you think?

Written by admin

Shkodra në Borë me Biçikleta – Një Vizitë në Qytetin e Pandashëm nga Kultura dhe Biçikletat!

Furrxhinjtë e Gjirokastrës, si Artur Lani së bashku me djalin që edhe sot bën bukë të shijshme, “cfungar” si më parë!