in

Vetura e Parë “Moskvic” në Shërbim të Doktorit të Njohur Aleksandër Kalivopulli, e më pas nga Dr. Adem Harxhi, Drejtor i Spitalit të Gjirokastrës!

Vetura e pare e tipit “Moskvic”, prodhim i markes sovjetike, erdhi në Gjirokastër pas vitit 1950 dhe u vu ne sherbim te mjekut te njohur te asaj kohe Aleksander Kalivopulli, dhe me pas edhe ne dispozicion te mjekeve te tjerë të spitalit rajonal, dhe këta të dëgjuar, Dr. Vasilit te Madh , Dr, Zhustit e Dr. Vasilit të Vogël.

Shoferi i pare i saj ishte Velo Bilica që fillimisht punonte ne ndermarrjen e sherbimeve per popullin që merrej edhe me ngritjen e spitalit te ri rajonal që ështe sot. Me këtë veturë u shërbente mjekeve por dhe drejtorit te spitalit.

Kur shofer Velua doli ne pension kete veture, edhe pse e vjeter, e mori ne patronazh shoferi Foto Ksera nga fshati Dervician që ishte shofer dhe mekanik i shquar. I beri motor te ri, e lyejti dhe vetura dukej e re. Ashtu si Velua dhe ai çdo mengjes dhe pasdite merrte dhe çonte ne shtepi mjeket te cilet po me kete mjet vinin ne spital ne raste urgjencash.

Kur drejtor i spitalit u be mjeku i syve Dr. Adem Harxhi, i njohur dhe i vlerësuar sot në trajtimin profesional e shkencor nga ana psikologjike të problemeve te shendetit, shofer Fotua sherbente me veturen “Moskvic” dhe autoambulancen e urgjencave. Nderkohe Dr. Ademi u fut ne kursin e shofereve dhe si u pajis me patente mori vete drejtimin e autovetures.

Në vitet 70 e lartë, titullareve nuk u lejohej që te ngisnin vetë mjetet e institucionit që kishin ne perdorim, po per Dr. Ademin u be nje perjashtim, ndoshta nga që kish dhene prova të shkelqyera gjate periudhes se pergatitjes si shofer. Ai ishte drejtori i pare në qytet që iu dha kjo mundesi per te qënë edhe shofer dhe drejtor i institucionit gjë që për kohën ngjalli xhelozi e ambicie tek drejtuesit e institucioneve te qytetit.

Nuk dihet c`u be me pas me kete veture te pare te tipit “Moskvic” që sherbeu për mjekët e degjuar të siptalit të Gjirokastrës, po është fakt se në një ekspozitë fotografike të hapur në ambientet e spitalit midis shume fotove ishte dhe ajo e vetures “Moskvic” me shoferin Velo Bilica.

What do you think?

Written by admin

Foto Shqetësuese nga Kalaja e Gjirokastrës, dhe një Thirrje për Aksione Qytetare për Mbjelljen e Pemëve!

“Tek Parku Rinia” – Atje ku bëhej dashuria, dhe çiftet “cimbisnin njëri-tjetrin”!