Të pandarë nga dita e pare e punës e deri sot, mjeshtrit e drurit Vasil Bakalli dhe Xhelo Sejdo vazhdojnë te punojne ne punishten e perpunimit te drurit që u ngrit pas vitit 1950 në Pazar te Gjirokastrës, perballë me Postën e Qytetit.
Një jetë punë me drurin, prodhime artizanale si dyer, dritare, porta te medha per shtepite karakteristike, me dru pishe e ahu, sipas kerkesave te klienteve ashtu dhe firmave që merren me restaurimin e Qafës së Pazarit.
Punën ne punishte e nisen te dy ne nje dite ne moshe 15 vjecare dhe janë të pandarë sot e kësaj dite që kanë kaluar 75 vjec secili.
Për punishten dhe mjeshtrit e parë të saj nga të cilët edhe mësuan, flasin për Usta Manen (Xhaxhiu) që zanatin nuk e mbante per vete, ashtu per Kristaq Jarasin skalites druri, perfekt i shkalleve te drurit, Theollogo Paspalin që mësuan modelet e artikujve te perdorimit familjar, te nevojshme per kohen si sepete, tavolina, dollape , okllai, dybeke, lodra per femijet etj.
Pas vitit `90 të, Vasili dhe Xhelua, nuk hoqën dorë nga punimet tradiconale te drurit dhe u bene mbeshtetja e pare e firmave që jane marre e merren me punimet e brendshme te godinave apo shtepive monument te qytetit ku nderhyrjet në dritaret, tavanet, portat e brendshme e te jashtme jane të domosdoshme.
I vetmi ne qytet e ne Jug ne pergatitjen e shkalleve te brendëshme të shtëpive apo të dyqaneve eshte Xhelua që sic thote, kete zanat e ka dhuratë nga Kristaq Jarazi, teknike qe sot pak veta e zbatojne edhe ne Shqiperi.
“Mesova mire teorine e Usta Manes dhe praktiken e Usta Jarasit. Që shkalla te ngrihet ne ajer do idene e ustait dhe kur e bie ne skuader (gonje) shkalla iken vete.Edhe sot shkalle te tilla, ne ajer, si ne shtepine e Faro Karaullit, nuk kane levizur nga vendi e jane model per te mesuar dhe te tjerët” -thotë Xhelua dhe shpreh keqardhje që deri sot nuk i eshte afruar ndonje i ri për t`i dhënë këtë mjeshtëri.
Në moshë që janë, bashke me Faslli Moshon, mikun e tyre, pas punës e duan nje gote dhe nuk ndahen. Përsëri për punën mendojne, se ajo i mban gjalle. Pazari që po restaurohet ka nevoje per mbeshtetjen e tyre dhe ata nuk i kursejne dijet profesionale dhe energjitë, sikundër kanë bërë për 60 vjet me radhe.