KALLAMAR I SKARËS
Kallamar per tre persona:
3 kallamar I pastrojme dhe I vendosim ne nje pjate. 3 piperka ne ngjyre te kuqe, te verdhe dhe jeshile i presim ne kubike te vogla dhe i vendosim ne nje kupe te thelle.
Pastaj marim mocarela 200 gr, e presim dhe ate ne kubikë, guda 150 gr, djathë të bardhë 100 gr dhe djathe edam te cilat i presim në kubikë dhe i hedhim ne kupen ku kemi piperkat.
Në kupë hedhim dy luge majonez, nje luge mustarde, piper te bardhe, majdanoz te grirë si dhe pak krem balsamiko që i përziejme të gjitha bashke dhe me kete mase mbushim kallamaret, vendosim stekadentë qe mos dali masa qe vendosem brenda dhe me to e pjekim ne skar per 20 minuta dhe e sherbejme me sallate jeshile, domate lasti roka.