in

Ja si festoi Ambasadori Amerikan Donald Lu Ditën e Pavarësisë së Shqiptarëve

Ambasada Amerikane në Tiranë i është bashkuar festimeve të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në një mënyrë tejet origjinale dhe surprizuese.

Ambasadori Donald Lu bashkë me gjithë personelin e Ambasadës janë veshur me kostume popullore shqiptare të të gjitha krahinave.

Postimi i Ambasadës Amerikane në faqen e saj zyrtare në Facebook:

Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)

Last week, U.S. Embassy Tirana celebrated Albania’s Independence Day with a very special show. Embassy staff dressed in traditional folk costumes from all regions of Albania, showcasing not only their beautiful and unique craftsmanship, but also Albania’s culture and art that was passed from generation to generation. Take a look at the photos and tell us if you recognize the zone that these costumes belong to and which is your favorite. (Photo Copyright: Grace Medina)

Ndërkohë ju ftojmë të admironi bashkë me ne disa nga fotografitë e evenimentit:

What do you think?

Written by admin

Kush e përgatiti flamurin e çfarë thanë oficerët turq në restorantin e Cile Mukës

“KUKUREC ME DHJAMË KEC”, siç vetëm Kane Lula i bënte në Qafën e Pazarit