Rrojti me ditët e saj, një shekull. Rreth orës 5 i dilte gjumi, edhe pse 90 vjeçare ngjitej në Këcullë për lule e rigon.
Ushqimin e zgjidhte, vetëm të skuqura, mish e zarzavate, me erëza, petë e qumështor.
Gjumin e bënte të butë në shtrat druri. Donte zahiret e dimrit, reçelnat me fik, qershi, karpuz, gliko arre.
Në dhomë mbante shegë e ftonjë, degë trëndeline, çaj e rigon, në dritare bobokuqe dhe speca djegëse e hudhra.