Usta Vasili, punës nuk i ndahej nga mëngjesi në mbrëmje. Gdhendte gurin deri afër të 70-ave. 105 vjeç rrojti, me gjellë të para, 2 deri 3 herë në javë, të preferuara kishte ato me lëng, fasule, thierza, supë disa llojëshe me perime e zarzavate, bulmet, djathë e kos.
Hante më pak mish. Qepën e thatë, që e priste copa copa, e vinte në ujë për tërë natën dhe pinte lëngun cdo mëngjes.
Thoshte se i pastronte grykën dhe stomakun.
Pijen, raki e vere, i donte sa ishte në këmbë. Duhanin e grirë, që e pinte me çibuk, nuk e hiqte nga buza.