in

Gjirokastriti i pare: “Po ç`bejne keshtu keta pastiçeret, nje ballokume 100 leke me çmimin e nje buke qe hane kater veta?!

Te di gjirokastritet kane dite qe nuk behen bashke. Arsyeja eshte se te parit i doli nje pune ne Tirane dhe, per te qene ne rregull me detyrat, u fut ne nje pastiçeri e pas te pares i zuri me radhe , jo per sehir po per te gjetur ballokumen me te madhe per niperit.

Sipas zakonit, u fut direkt e ne teme:

-Sa kushton nje ballokume -pyeti shitesen ne pastiçerine e pare ku mbajti kembet.
-100 leke nje cope!- i tha shitesja me te qeshur dhe ai ne çast kaloi neper mend ate shprehjen e te pareve te tij ” qeshe e ngjesh”.

I hodhi nje sy ballakumes, e vogel e jo me ate ngjyren karakteristike te ballakumeve te Elbasanit. Me vetulla te rena kerkoi llogari:

-Po pse 100 leke, vjet e me pare ka qene me 50 leke copa e me pak, cfare i keni hedhur?

-Jane me gjalp- i tha shitesja
-Po pse me pare i benit me dhjame te derrit?

Foli e iku me mendimin ne koke “ Se mua nuk ma hedh dot!”

Ec e ec, ik e ktheu , para mbrapa pastiçeri me pastiçeri dhe kudo nje çmim.

Donte te ulerinte me ze po do ta merrnin bota per ashtu dhe ulurinte me veten:

“Po c`beni keshtu mo pastiçere, edhe sot e gjetet kohen te rrisni cmimet, nje ballokume qe e hane femijet per dite feste, prinderit ta paguajne sa nje buke?”

E mblodhi veten dhe, per inat, i beri telefon te ditit:

“ Saken se blen ballokume ne Pazar, tek te pangopurit, 100 leke copa, sa nje buke qe hane 4 veta.Degjome mua:Receta eshte e thjeshte. Sitise nje kile miedh misri, merr nje grusht me gjalp dhe 6 koqeve. Merr ate enen e bakerit qe ke kadhaisur tek xha Malua, hidhe sheqerin e perzieje me gjalpin sa te behet leng, trazoje forte sa te behet si krem, pastaj hidh koqevene e pare, çaji dhe te tjerat e shiko se mos nonje eshte me te hedhur, e prishur. Mos harro te hedhesh koqevene e dite, te treten e me radhe sa te mos duken, trazo e trazo me luge druri, 5 minuta jo me shume.Pastaj hidh miedhin qe te mos behet topa –topa se te mori lumi, hidhi dhe nje çike miedh  gruri, edhe nje çike finje, hi te zjarrit…Dhe e fundit: Me te gjithe kete behen 9 deri 11 koqe ballokume. Madhesine e cakton vete sipas deshires po me te madhen mbaje per vete se kushedi nga viti tjeter rrojme apo nuk rrojme…Une nuk dua se, nga hadhi, nuk vete dot duar bosh tek niperit…Hajde, fidho nga puna, shendoshe e gezuar Diten e Veres. Ika se me zuri nata, te fala samarxhinjeve!”

What do you think?

Written by admin

Kush i kujton buket e meparshme dhe grurin qe kishte Gjirokastra?

” Dilni gjarperinje, dilni zhapinje se na erdhi behari!” Si thoni , me PO dhe JO, a eshte e vertete?!