in

Di gjirokastritet kujtojne Taracen e Turizmit me pisten e vallzimit qe frekuentohej nga te gjithe

Ata te di, gjirokastritet dhe jo vetem, per Taracen e Turizmit dhe pisten e saj te vallzimit kane shume kujtime, nga koha kur u hap e deri veren e vitit te kaluar.

Po ja si e mbajne mend Ata duke u kthyer vite prapa:

Pas perurimit te Turizmit, si hapesire sherbimi taraca funksionoi disa vite me vone.
Fillimisht u eksperimentua per te pare pjesemarrjen se kishte ngurime, te hapet te mos hapet, edhe pse e planifikuar ne projet per sherbim dhe piste vallzimi.

Kur u vendos, deri sa u ngrit guzhina ne tarace, ushqimi merrej nga guzhina e madhe , e katit te dyte. Me kohe u pergatiten dhe mjediset e tjera te sherbimit, kendi i orkestres, u vendosen radhe radhe tavolinat shumica ne anet e taraces qe te shikohej qyteti e hapsirat me larg.

Nuk kujtohet te jete bere ndonje perurim por vleresimi i banoreve per ambientet e reja te sherbimit ne tarace ishte maksimal, shenje qytetarie, kulturimi e modernizimi, me fjale te mira edhe per drejtorin e asaj kohe Fori Kobuzin dhe personelin e zgjedhur, kuzhiniere, banakiere e kamariere, te gjithe me shkolle profesionale dhe eksperience ne fushen e sherbimeve me klientet.

Ishte vertete bukur e kenaqesi pushimi disa ore ne taracen e Turizmit ku shijoje ushqimin cilesor dhe pamjen paqesore te qytetit.

Keshtu Taraca e Turizmit sic quhej atehere u kthye shpejt ne vend pushimi, argetimi e ushqimi per te gjithe banoret e qytetit, edhe per te ardhurit qe vinin per turizem, me pune e sherbime, vater e ngrohte per te gjithe, per ata qe kishin e nuk kishin, nepunes,punetore apo fshatare.

Edhe nje i ardhur per here te pare ne qytet, kur mesonte se atje lart, ne taracen e Turizmit kishte tavoline per te pushuar, per te bere sehir qytetin, per te degjuar muzike dhe per te shijuar gatime tradicionale te kuzhines gjirokastrite, me siguri nuk bente llogari leket se, ne fund te fundit, ishte ne dijeni, ndryshonte llojshmeria dhe cilesia se, sa per cmimet, ato o ishin njelloj, o leviznin fare pak si ne Turizmin e Beratit, Sarandes, Gjirokastres etj.

Si fillim frekuentimi i Taraces ishte i mire po jo qe klientet te “ziheshin” sikunder ndodhi me pas ku vecanerisht te shtunave dhe te dielave nuk gjeje tavoline bosh deri ate vit qe u shtuan te tjera ne shesh pushimin nga ana e koqeares deget e se ciles takonin me shufrat e hekurta te taraces.

Rregulli i fillimit qe taraca te shfrytezohej me shume nga familjaret dhe ciftet e reja, ra, se Taraca pelqehej nga te gjithe, e vecanerisht nga rinia, edhe nga vajzat.
Ajo, me pisten e vallzimit ne mes, u be vend i dashur dhe i pelqyer jo vetem per ciftet por dhe per grupet dhe kolektivat. Megjithate nje hap i tille, emancipues, modern, nuk u arrit menjehere. Edhe flitej se kercehej ne sy te botes.

Gjirokastritet e vjeter mbase e dine se cili cift e theu akullin per vallzimin e pare, kush nuk hoqi dore nga vallezimet per vite me radhe, familje qe mblidheshin bashke te shtune apo te diel e kercenin deri vone, ndersa te tjere i shikonin nga muri i rruges se nenkalase.

Ishte ndryshe ne Tarace nga mbremjet e vallzimit me kolektivin ne salla te mbyllura si tek Sopoti apo ne sallat e vogla , Kendet e emulacionit te ndermarrjeve.

Kulmi i frekuentimit, behet fjale ne mbremjet e veres, u arrit pas viteve 70-te e larte ku dhe orkestra funksiononte cdo nate me muzike te lehte, orkestrale etj, po sigurisht me repertor te aprovuar. Orkestra, e ‘freskuar” disa here perfaqesohej nga muzikante me shkolle , lice e konservator, emrat e te cileve mire eshte t`i permendim, se e verteta eshte qe na kane kenaqur me lojen e tyre ne klarinete, xhez, fizarmonike, trompe , flaut etj.

Keshtu shpejt taraca u be prone e te gjitheve, e atyre qe kishin dhe nuk kishin, nepunes, punetore e fshatare, te ardhur qe i binte puna dhe rruga ne qytet. Kishte tavolina per te gjithe e ndonje ralle ku shkruhej e rezervuar, gje qe ndodhte per ndonje grup te vogel apo dhe disa tavolina bashke per grupe me te medha turistike.

Keshtu e kujtuan Taracen e Turizmit di gjirokastritet e vjeter, vend i pushimit dhe shijes se mire qe frekuentohej nga te gjithe…

Kaq se do te flasim perseri…

What do you think?

Written by admin

Di gjirokastritet komentojne fjale te vjetra si kembekala,koketaklla, kokebode e te tjera

Sokrat Papadhopulli Nje vit ndare nga jeta, i paharruar pergjithmone!